Bllokohet lëvizja në rrugën Tiranë-Elbasan të shtunën dhe të dielën

Dita

Autoriteti Rrugor Shqiptar nëpërmjet një shkrese i ka kërkuar Drejtorisë së Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit,  bllokimin  e qarkullimit të automjeteve në të dyja kahet e lëvizjes në rrugën Tiranë- Elbasan në fshatin Ibë , duke filluar nga ora 08.00 e mëngjesit të së shtunës deri në orën 20.00 të mbrëmjes   të së dielës.

Policia e Shtetit bën me dije  të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë në këtë aks rrugor gjatë fundjavës që lëvizja do kryhet nga rruga e Durrësit.

Njësia e Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë- Elbasan së bashku me Kontraktorin që  po kryen punime ,gjatë dy ditëve do të kryejë punime për heqjen e masës shkëmbore dhe masivin e dheut  që është  shumë pranë rrugës  ekzistuese.

Meqenëse ky proces duhet të kryhet  në kushte të larta sigurie  për shkak të rrezikshmërisë    që ai  mund të paraqesë për banorët e zonës  dhe përdoruesit e rrugës , Policia Rrugore në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Policisë Rendit  do të marrë masa për bllokimin e rrugës duke mos lejuar të qarkullojë në këtë aks rrugor asnjë automjet, si dhe nuk do të lejojë banorët që të lëvizën në zonën ku do  kryhen punime.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *