Policia Kufitare ka mundur që të sekuestrojë një skaf i cili kishte mbërritur nga Italia dhe që dyshohej se do të transportonte drogë nga brigjet e Vlorës drejt vendit fqinj.
Policia ka bërë dhe ndjekjen e skafit të markës “GRUPPO MARE”, i cili është ndaluar në grykëderdhjen e lumit Vjosa.
Pavarësisht ndërhyrjes, drejtuesi i skafit ka mundur që të arratiset.
Burime nga policia bëjnë të ditur se hetimet janë duke vijuar për zbardhjen e skemës së trafikimit dhe për vënien para drejtësisë të personave të implikuar. /E.K
