Puna në pikën doganore të Kapshticës është ndërprerë sërish sot nga pala greke. Kujtojmë se edhe të dielën u bllokua për disa orë kalimi.
Shkak është bërë greva e fermerëve në fshatrat në afërsi të kufirit. Policia rajonale e Korçës bën të ditur se prej orës 11.00-13.00 nuk do të ketë regjistrim të shtetasve, të cilët duan të kalojnë kufirin.
Një ditë më parë, kalimi në këtë pikë u bllokua në të dyja anët e kufirit, duke shkaktuar radhë të gjata. Duket se kjo situatë do të përsëritet deri të martën, duke bllokuar punën për disa orë në Kapshticë. /Dita/
