Partia Socialiste ka akuzuar Shkëlzen Berishën, djalin e Kryeministit Sali Berisha për parregullsi në deklarimin e pasurisë, në vijim të asaj që e quan transparencë për pasuritë e bllokmenëve blu.
“Shkëlzen Berisha deklaron se ka një aktivitet privat në fushën e pasurive të paluajtshme .Nëse shikojmë deklarimin e pasurive të dy viteve, vetëm nga ky aktivitet Shkëlzeni ka deklaruar se ka patur fitim fiks 350 mijë Euro.Pra Shkëlzen Berisha vetëm nga çfarë ka deklaruar paska fituar 490 milionë lekë në dy vite.Pak minuta më parë Kryeministri tha se do t’u japë pensionistëve çerek gjeli shpërblim, vetëm 20 mijë lekë. Ndërkohë që i biri i tij fiton sa shuma totale e shpërblimit të 25 mijë pensionistëve. Por deklarimi i tij i pasurisë përvec shumës me të cilën ka shtuar pasurinë, 490 milionë lekë, ka fshehur të dhëna të rëndësishme. Nuk ka deklaruar emërtimin e kompanisë nga ku janë siguruar të ardhurat, adresën e saj, numrin e regjistrit publik, statusin e kompanisë”, tha Balla.
Sipas deputetit Balla mos deklarimi emrit të kompanisë së Shkëlzen Berishës nuk është e vetmja shkelje në deklarimin e pasurisë.
“Vetëm në një vit të vetëm, 2009, Shkëlzen Berisha ka deklaruar rritje të depozitave dhe llogarive bankare me 310 mijë Euro (sepse ky punon me Euro) ndërsa të ardhurat e tij të deklaruara ishin më pak se 210 mijë Euro.Ja edhe një shkelje tjetër dhe dyshime se nga kanë ardhur kjo diferencë e vogël prej 100 mijë Eurosh?Ne kemi dyshime, se populli e di nga i kanë ardhur këto të ardhura. Janë 140 milionë lekë të cilat nuk figurojnë të kenë hyrë në të ardhurat e djalit të Kryeministrit Berisha në vitin kur i ati vidhte zgjedhjet, por që i janë shtuar nëpër llogari të birit të Kryeministrit. Në vitin që Sali Berisha vidhte zgjedhjet, i biri i tij shton llogaritë dhe depozitat me 310 mijë Euro”, tha Balla.
Djali i Kryeministrit u shpreh Taulant Balla duhet të japë përgjigje në ILKPD për gjithë këto parregullsi dhe dyshime. Në këndvështimin e deputetit të PS këto fakte flagrante bashkë me pasurimin e skajshëm të familjes biologjike dhe politike të Sali Berishës, janë një shuplakë ndaj të gjithë shqiptarëve, të cilët po vuajnë në kurriz të tyre një krizë të thellë ekonomike dhe sociale.