Xhevdet Shehu
Sot, 27 vjet pas përmbysjes së diktaturës komuniste, opozita, në krye të së cilës është partia demokratike që mbajti flamurin e antikomunizmit në dhjetorin e vitit 1990, organizon një protestë para parlamentit kundër zgjedhjes së një kryeprokurori të përkohshëm. Është një ngjarje e paralajmëruar dhe pritet të ketë zhvillime. Pavarësisht se protestat në këtë vend tashmë janë të bërë të zakonshme dhe nuk na çudit asnjëra prej tyre. Protestohet për plehrat, për manipulim zgjedhjesh, për ndotje të ambientit, për të drejtat e homoseksualëve etj., etj. Gjithsesi, protesta e sotme e ka një simbolikë që meriton vëmendje.
Pra cili është thelbi i protestës së sotme? Sa legjitime është ajo?
Blloku si simbol
Ish-Blloku komunist ishte thjesht një simbol, ndaj të cilit ndodhi një ngjarje epokale 27 vite më parë. Blloku ish një pretekst për t’u ngritur kundër sistemit. Tashmë që kanë kaluar kaq vjet, nuk është e vështirë të kuptohet se e njëjta histori ka ndodhur dhe është përsëritur në gjithë Europën Lindore. Këto janë histori të shkruara dhe të komentuara pambarimisht. Neve na intereson pjesa shqiptare e kësaj historie.
Sot që opozita aktuale proteston, krejt natyrshëm na shkon mendja 27 vjet më parë, tek dhjetori i vitit 1990, kur kjo opozitë protestonte kundër oligarkëve komunistë që “jetonin në një luks të paparë, pasi kishin nga katër dhoma, një kuzhinë e dy banja në apartamentet e tyre”.
Janë ende të freskëta pamjet atyre qindra mijë njerëzve që protestonin në mes të Tiranës kundër diktaturës dhe këtij luksi që i kishte sunduar për gjysmë shekulli. Shungullimat e atyre protestave vazhduan për muaj e muaj me radhë. Në turmat e protestuesve kishte njerëz të uritur, njerëz të varfër që, pasi kishin dalë nga një ferr, shpresuan se erdhi dita e tyre. Ata shpresonin… Dhe në epiqendër të zemërimit të pakufishëm të tyre ishte një grumbull vilash të izoluara në qendër të Tiranës ku jetonte ish-udhëheqja komuniste. Ishin përgjithësisht vila dykatëshe ku jetonin Enveri dhe ish anëtarët e Byrosë Politike. Thuhej se ata bënin një jetë përrallore atje, ndërsa njerëzve u kërcisnin zorrët përtej atij blloku.
Ky ishte thelbi i zemërimit. Pse ata që na premtuan të jetonim mirë e më mirë, na çuan keq e më keq?
Më 20 shkurt 1991, ata përmbysën statujën e Enver Hoxhës në qendër të Tiranës përmes një entuziazmi të frikshëm. Por “festa” vazhdoi edhe të nesërmen. Një festë që vinte era barut dhe mund të përfundonte lehtësisht në një gjakderdhje të llahtarshme. Dhjetëra mijë qytetarë u mblodhën në sheshin ku një ditë më parë ishte përmbysur statuja e Enverit dhe në mënyrë spontane, apo të mirë planifikuar, filluan të marshonin në bulevardin e madh në drejtim të ish-bllokut. I gjithë synimi ishte një hakmarrje kundër ish-udhëheqjes. Thirrjet bëheshin hapur për t’i vënë flakën bllokut të udhëheqjes komuniste, duke shkrumbuar dhe ata që ishin brenda atij blloku.
Tek ura e Lanës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishin instaluar tanket. Sa të pamëshirshme ishin thirrjet e turmës për t’i vënë zjarrin Bllokut, po aq e pamëshirshme, në mos më e madhe ishte kundërpërgjigjja. Një breshëri e gjatë mitralozi nga sipër një tanku ishte mjaft domethënëse. “Po bëtë edhe një hap përpara, do t’iu grijmë…” ishte domethënia e asaj breshërie. Pikërisht në atë moment dolën para turmës dy njerëz publikë në atë kohë, Neritan Ceka dhe Hysen Çobani që, nëpërmjet një megafoni, i bënë thirrje turmës të zmbrapsej. Dhe turma u zmbraps. Gjakderdhja u shmang.
Sidoqoftë, ish-komunistët, fituan një betejë të përkohshme, pasi kauza e tyre kishte mbaruar. Historia e tyre ishte mbyllur…
Ata që protestonin menduan se do të ishin ndryshe nga ata të mëparshmit.
Përse humbën komunistët?
Komunizmi në Shqipëri është i lidhur pazgjidhshmërisht me një forcë politike – Partinë e Punës, dhe me një emër – atë të Enver Hoxhës.
Enver Hoxha vdiq më 1985. Por në të vërtetë vdekja e regjimit kishte filluar të ndihej kohë më përpara… Këtu analistët përmendin disa faktorë lehtësisht të dallueshëm që kishin ndikuar në dobësimin e organizmit të regjimit totalitar si luftën e klasave, përqendrimin e gjithçkaje në duart e shtetit, izolimin e thellë ndaj botës, infrastrukturën e amortizuar etj., etj., të cilat kishin shfaqur botërisht shenjat klinike të vdekjes së sistemit. Ashtu si në vdekjen e organizmave njerëzore, vdekja e regjimit komunist në Shqipëri, ashtu si dhe në vende të tjera, ishte paralajmëruar me ftohjen e gjymtyrëve të veçanta të tij, që kishin filluar të mos funksiononin, pra që kishin vdekur paraprakisht.
Në analizat mbi rënien e komunizmit në Shqipëri, me të drejtë vitet ’80 janë konsideruar si vite të agonisë së madhe të tij. Këto kanë qenë padyshim vitet më të rënda për Shqipërinë, ndërsa varfërimi i popullit kishte arritur kulmin. Duke e parë nga distanca rrokullimën e viteve ’80, duke i marrë faktorët që çuan në tatëpjetën e thepisur një nga një, nuk është e vështirë të konstatohet se komunizmi në Shqipëri vdiq për një gotë qumësht, për një kile mish dhe për një kokërr vezë! Nga mungesa e theksuar e këtyre elementeve bazë të ushqimit të përditshëm, populli filloi ftohjen e madhe e të pakthyeshme me regjimin komunist, ose thënë më qartë, filloi ta vdiste çikë e nga një çikë, duke i kthyer krahët me kujdes dhe duke zhvilluar me të në heshtje një luftë për jetë a vdekje. Në kushtet e shtetëzimit total, të mungesës së pronës private, të oborrit që ngushtohej dita-ditës, në kushtet e mungesës së bagëtive dhe të shpendëve, individi u vu përballë shtetit duke mbajtur për gjithçka sytë nga ai. Nga ana e tij, shteti ishte i paaftë të furnizonte në masën dhe cilësinë e duhur popullin me të gjitha produktet e nevojshme për jetesë. Dhe për të gjitha produktet ushqimore u vendos sistemi i tollonave. Tollona (triska) për djathë, për mish, për vezë, për qumësht, për gjalpë, për fruta e kështu me radhë.
Dhe tollona kishte vetëm për qytetin! Fshati, që ishte prodhuesi dhe furnizuesi i qytetit për këto prodhime, i mbante sytë nga qyteti, se mbase tepronte ndonjë gjë edhe për të…
Të gjitha këto ua sollën njerëzve shpirtin në majë të hundës.
Vitet ’80 mund të quhen pa frikë gjithashtu si vite të depersonalizimit të njeriut, vite të rrënimit shpirtëror, që në fakt është katastrofa më e rëndë e atij regjimi. Intelektualë të shquar, profesorë universitetesh, shkrimtarë dhe artistë të dëgjuar, qëllonte rasti shpesh në ato vite t’i shihje buzë trotuarëve duke pirë cigare me fshesaxhinjtë netëve në pritjen e gjatë deri në mëngjes kur hapej dyqani për të blerë një kilogram qumësht për fëmijët. Pa këtë sakrificë nuk kishte qumësht, mish, vezë, gjalp apo fruta që rrallë e më rrallë dukeshin në treg. Në kushtet e atëhershme të mungesës së këtyre produkteve, t’i kërkoje nga ato ishte njëlloj si ta vrisje prindin e shkretë… Ai skuqej përballë kërkesave të tilla naive, nuk mund të jepte dot asnjë përgjigje, ndërsa ziente përbrenda… Ai ulte kokën i turpëruar para fëmijëve dhe vraponte të zinte diku një radhë, ndërsa ndukte gjuhën me dhëmbë për të mos i shpëtuar ndonjë fjalë e papeshuar, që mund ta degdiste nja dhjetë vjet në burg për “agjitacion dhe propagandë kundër partisë dhe shtetit”.
Kështu deri në rraskapitje, kështu deri në shpërfytyrim, kështu deri në humbjen e identitetit si njerëz…
Blloku ishte epiqendra. Aty ishte fokusuar gjithë urrejtja dhe zemërimi i atyre njerëzve për vite e dekada me radhë. Ajpo vijë e theksuar ndarjeje midis një blloku me disa vila të udhëheqjes më të lartë, ishte vija e demarkacionit midis ëndrrës dhe realitetit. Atje në bllok jetonin si në parajsë një grusht njerëzish që shëtisnin me vetura dhe bënin një jetë luksoze dhe pjesës tjetër të Shqipërisë që jetonte në mjerim dhe në skamje, që ushqehej me tollona dhe …dogma!
Nuk ecej më tej kështu!
Paradoksi
Pse e konsideroj protestën e sotme një paradoks? Fare e thjeshtë. Është e paimagjinueshme të mendosh se ish-opozita e vitit 1990, sot ngrihet kundër vetvetes. Pse? Dikur, këta, nëse përfaqësojnë ata mijëra njerëz që u ngritën kundër oligarkëve komunistë, kundër atyre gjakpirësve të diktaturës, sot duket se po ngrihen kundër vetvetes.
Ata që morën përsipër ndryshimin, sjelljen e demokracisë dhe lumturisë në këtë vend, u shndërruan në oligarkë të pamëshirshëm. Kur ata erdhën në pushtet panë se ç’ishte pushteti. Nuk ka nevojë për shumë argumente për këtë. Mjafton të themi se ish-blloku i famshëm komunist është shumëfishuar. Pushtetarë dhe ish-pushtetarë jetojnë në blloqe shumë më luksoze se ato të Enverit e Mehmetit njëherë e një kohë. Madje, pasuritë e tyre, përfshi edhe gjyqtarë, pronarë mediesh, biznesmenë gjithfarësoj, janë ku e ku më të shumta se ato të ish-udhëheqësve komunistë. Janë te Royal Hill prapa TEG-ut në Tiranë, janë vilat luksoze në Gjirin e Lalzit e deri në Viçidol të Tropojës… Nuk ka nevojë t’ua tregoj unë në këtë shkrim, pasi gazeta DITA i ka publikuar me kohë dhe i ka denoncuar edhe me fotot përkatëse.
Sot ne nuk kemi një Bllok. Kemi disa Blloqe, jo vetëm në Tiranë, por në gjithë Shqipërinë. Duket se pushtetarët që morën fuqinë dhe u bënë të mëdhenj pas ’90-s kanë pasur vetëm një qëllim: Pasurimin e shfrenuar. E për të mbrojtur pasuritë e tyre të pakufishme ata janë ngritur në protesta dhe kundërshtojnë reformën në drejtësi.
Pse janë të revoltuar e pse protestojnë opozitarët e sotëm? Nuk ka nevojë për shumë mend: Bëhet fjalë për Veting dhe për një Prokuror të përgjithshëm që do të verifikojë pasuritë e tyre. Komunizmi konsiderohet një kapitull i mbyllur, bëhet fjalë për oligarkë të korruptuar që kanë abuzuar me pushtetin. Si mund të pranojnë ata që të përfundojnë nëpër burgje? Protestojnë si opozitarë, por thelbi i protestës së tyre është krejt i kundërt me protestat e dhjetorit e 90-s. Atëherë protestat ishin kundër oligarkëve, protesta e sotme është kundër drejtësisë dhe për mbrojtjen e oligarkëve.
Këtë ndryshim në thelbin e dy protestimeve në harkun e 27 viteve duhet të kuptojnë shqiptarët dhe të mos shqetësohen nga protesta e sotme
Intermexo
Një miku im, një gazetar amerikan, më kërkoi para disa kohësh të pinim një kafe nga kodrat e liqenit artificial. Duke ecur e duke biseduar, më tha:
“Po sikur te vemi e ta pimë kafenë te Kopshti Botanik? Më ka marrë malli ta shoh, pasi më ka thënë se ishte një oaz i mrekullueshëm në Tiranë. Krahas morisë së luleve dhe pemëve gjithfarësoj, kishte dhe një kopsht zoologjik, ku nuk mungonin nga arinjtë, dhelprat dhe ujqit, majmunët dhe deri te kunadhet, dhelprat e fazanët. Fëmijët e Tiranës së asaj kohe, më kanë thënë se e kishin ngjarje kur vinin dhe vizitonin atë kopsht park.”
-Ruaje në kujtesën tënde atë përfytyrim, i thashë. Kopshti botanik dhe zoologjik janë thjesht një ëndërr aktualisht. Gjithsesi, ne shkuam te ish parku dhe pamë vetëm vila dhe pallate të shtrenjtë…
Jo shumë larg ish-kopshtit botanik dhe zoologjik ngrihet një park tjetër: ai i oligarkëve të rinj të Shqipërisë. Ndodhet aty pranë TEG-ut dhe një vilë kushton disa milionë euro.
Kjo është hipokrizia më e madhe dhe më e paskrupullt e atyre që do të protestojnë sot para parlamentit. Ndërsa shumica e shqiptarëve mezi i shtyjnë ditët…
***
Pasi kanë kaluar 27 vjet nga përmbysja e diktaturës, mendoj se kemi kthjelltësinë e mjaftueshme për të kuptuar për gjithë atë që ndodhi. Që ndodhi, mirë që ndodhi. Por pse ndodhi? Pikërisht këtu fillon arsyetimi i njerëzve normalë.
Unë mendoj se ndodhi për ca gjëra elementare që na mungonin në atë kohë. Po pse duhet t’u japim të drejtë atyre që kanë përfituar gjithçka në këtë kohë, domethënë në këto vite pas mpërmbysjes së diktaturës? Që të jemi sërish sklevër të oligarkëve të rinj?
Konkluzioni i Viktor Hygoit
Shkrimtari i madh gjenial francez, Viktor Hygoi, në një nga kryeveprat e tij, sikurse është romani i famshëm “Njeriu që qesh” jep një sintezë të shkëlqyer në raportin mes të shtypurve dhe shtypësve. Është e përmbledhur në fjalimin e Guinplenit në Dhomën e Lordëve. Fjalë të magjishme me një vërtetësi të gjithëkohshme. Edhe për ata që protestojnë sot para parlamentit, edhe për ata që janë brenda tij. Ja çfarë thotë ndër të tjera personazhi i Hygoit:
“Gjykjatës, dëgjoni mbrojtjen. Oh, ju lutem, kini mëshirë! Mëshirë për kë? Mëshirë për veten tuaj. Kush është në rrezik? Ju. A nuk e shihni se jeni përpara një balance, në njërën anë të së cilës është fuqia juaj dhe në tjetrën përgjegjësia juaj?… Kini mëshirë për të vobektët! Ju po i rëndoni taksat në dobi të fronit mbretëror. Kini kujdes kur nxirrni ligje! Ruajuni nga njerëzit e mjerë që ju i shkelni me këmbë. Ulini sytë. Vështroni te këmbët tuaja. O të mëdhenj, mos harroni se ka edhe të vegjël! T’ju vijë keq! T’ju vijë keq për veten tuaj! Sepse populli është me shpirt ndër dhëmbë, dhe ata që vdesin poshtë, tërheqin pas edhe ata që janë lart.”

Nje analize perle e Xhevdet Shehut. Spjegon gjithçka. Nuk ke çfare te shtosh dhe te heqesh. E verteta lakuriq.
Nje shkrim i rralle nga pena e gazetarit te shquar Xhevdet Shehu.
Kjo pune e blloqeve eshte e vertet more Xhevdet, nuk na u ndane. Po ky blloku tanishem eshte product I atij bllokut te pare. E kemi nga Ramizi e Nexhmija qe caktuan kete bajgen si pasardhes. Eshte dhe nga padija jone ne qeverisje. Shqiptaret nuk jane mare me pune shteti, me krijimin e modelimin e shtetit. Jemi naive dhe kjo u duk kur shkuam pas Berishes e jo pas atyre qe u takonte te benin opoziten. Pasojat jane keto qe shohim. Na duhet ta ndertojme perseri shtetin se e ndertuan gabim. Ne ’90-en ne duhet ta kishim pastruar sojen komuniste dhe pasardhesit e Enverit. Po ta kishin bere do ishim ndryshe nuk do mereshim me shtetformimin, me Berishen e te degjonin leksionet e Nexhmijes. Fara e keqe duhej zhdukur, duhej bere si ne Rumani qe te mos ngriheshin me ne pushtet.
E gjithe kjo tregon se ne nuk nxjerrim dot burra qe te drejtojne vendin. Jemi ende te pazhvilluar, e shikojme shtetin si objekt vjedhje per pasurim personal, Jo si faktor zhvillimi per vendin. Cfare do presesh nga Berisha qe deri 15 vjec eshte mare me lopet e nuk kish zbrit njehere ne qytet? Babai I shtetit shqiptar, Ismali Qemali, ne kujtimet e tij flet per nje lidhje midis feminise dhe te ardhmes se njeriut. Ose femijria i sherben te ardhmes ose e ardhmja percakton feminine ne interes te saj. Dhe Ismail Qemali u lind e u rrit ne nje familje me kulture, u shkolluarit jasht,u be njeri I madh ne perandorine turke e ishte liberal I madh. Prandaj flamurin e ngriti ai, se kishte keto cilesi, e njihte shtetin e ishte I besushem nga shqiptaret e nga te huajet. Ky gjigand, kur e deshi interesi atdheut iku nga kryeminister dhe ja la vendin Princ Vidit. Kjo eshte figura e burrit te shtetit. Jo langaraq si Sali Berisha qe beri plot paudhesi dhe Po zvarritet pas pushtetit edhe ne moshe te thyer. Nuk ka nevoje Shqiperia per kete bajge, as per ata qe e ndjekin nga pas, as per ata qe ulen ne ate parlamentin e felliqur. Jemi mesuar me te keqen dhe nuk besojme te drejtesia, as te njerezit e punes. Po modeli ekzistonte.
Po te kish pas halla loqe do kish qene daje …
hahaha po pse jeni kaq te kufizuar o shoke te Dites! Po te kishte halla koqe i bie qe do te ishte xhaxha dhe jo daje. Eh mjere ju qe nuk dalloni dot as dajen nga xhaxhai.
Faleminderit i nderuari Xhevdet shehu me te gjithsa shkruan me vertetesi dhe i ven VULEN me ate thenien MONUMENTALE te Konkluzionit te te pashoqit Viktor HYGO.qe si te fliste sot.Nderime figures tim mbi Njerzore sa Juve i nderuar Xhevdet Shehu,mare kete rol persiper.
T’u befshin dite NJEMJE-jo vetem urimi im,nga Toronto e Kanadase.
Mbledhcin mente ata,qe sua hane as qente…
VO.
Qeveria mos harroje se eshte PERFAQESUESE e POPULLIT, sa pergjegjes para TIJ.
Nene PASHAKO D.
Faleminderit i nderuari Xhevdet Shehu me te gjithsa shkruan me vertetesi dhe i veni VULEN,me ate thenien MONUMENTALE te Konkluzionit te te pashoqit, Viktor HYGO.qe si te fliste sot.
Nderime figures tim mbi Njerzore sa Juve i nderuar Xhevdet Shehu,mare kete rol persiper.
T’u befshin dite NJEMJE-jo vetem urimi im,nga Toronto e Kanadase.
Mbledhcin mente ata,qe sua hane as qente…
VO.
Qeveria mos harroje se eshte PERFAQESUESE e POPULLIT, sa pergjegjes para TIJ.
Nene PASHAKO D.
Analize e forte dhe e nevojshme. Te lumte pena Xhevdet!
TEK BLLOKU….. !
– Tek Lalzi e Farkat e kucedrave te krimit !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Tek Lalzi i Sales, Likes, Medi Xen Gerdecit e corp!
Tek blloku… tek bloqet e Gites, Armines, Monikes …
Tek pronat e pasurite e grabitura nga “Banda e Gangstereve “ !
Tek sarajet e dugajat e ” … Kesaj Mafia qe ka dale krejt jasht kontrollit “!
Aty eshte vendi i popullit !
Vetem huliganet dhe gardianet u pergjigjen thirrjeve per destabilizim e revolucion bolshevik te Kucedrave te Krimit si Sali Pinoceti, Like Floriri, Lulezim Fazlici, Fatmir Xen Gerdeci, Monika Pantera e Murrme, Adriatik Palle Kryeprokuhori i Krimit, Flamur Noke Stanishici e kukumjackave te Kazanit mediatik te Putinit, te RIA-s e DIA-s se Beogradit !
Tek Blloku….
Tek Lalzi ….
Tek Farka….
Ligj! Drejtesi ! Shtet Ligjor !
Kjo eshte Shqiperia qe duam!
Kjo eshte e ardhmja e Shqiperise si e gjithe Evropa!
Kjo eshte Shqiperia si Amerika Demokratike qe e rrenoi e zhberi te pakten 7 here Lugati i Vicidolit dhe 40 Kucedrat e tij te pangime me gjak, me djerse e jeten e Shqiptareve !
Tek Blloku !
Tek Lalezi !
Tek Farka… !?
Gjurmoni sarajet e dugajat e kucedrave te krimit !
Sekuestroni, kthejani Sovranit djersen e gjakun e dlire te vetes suaj !
Te shkoje haka tek i Zoti, tek populli!
Xhevdet! Ah, sikur t’i vije dot ne rresht oligarket e sotme e t’u lexonim shkrimin tuaj, si dikur gazetat neper turnet e brigatat, apo edhe ne burgje. Duhet bere, se keta nuk dine te lexojne tjeter vec euro (lekun nuk para e pelqejne), edhe sikur te dine, s’kane per ta lexuar.
Populli i ka syte hapur, por tani per tani i beson fallxhoret. Per te tilla shkrime kemi nevoje, secili nga ne, aq me shume brezi qe duhej t’i kishte marre frenat.
Daneja
TEK BLLOKU….. !
– Tek Lalzi e Farkat e kucedrave te krimit !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Tek Lalzi i Sales, Likes, Medi Xen Gerdecit e corp!
Tek blloku… tek bloqet e Gites, Armines, Monikes …
Tek pronat e pasurite e grabitura nga “Banda e Gangstereve “ !
Tek sarajet e dugajat e ” … Kesaj Mafia qe ka dale krejt jasht kontrollit “!
Aty eshte vendi i popullit !
Vetem huliganet dhe gardianet u pergjigjen thirrjeve per destabilizim e revolucion bolshevik te Kucedrave te Krimit si Sali Pinoceti, Like Floriri, Lulezim Fazlici, Fatmir Xen Gerdeci, Monika Pantera e Murrme, Adriatik Palle Kryeprokuhori i Krimit, Flamur Noke Stanishici e kukumjackave te Kazanit mediatik te Putinit, te RIA-s e DIA-s se Beogradit !
Tek Blloku….
Tek Lalzi ….
Tek Farka….
Ligj! Drejtesi ! Shtet Ligjor !
Kjo eshte Shqiperia qe duam!
Kjo eshte e ardhmja e Shqiperise si e gjithe Evropa!
Kjo eshte Shqiperia si Amerika Demokratike qe e rrenoi e zhberi te pakten 7 here Lugati i Vicidolit dhe 40 Kucedrat e tij te pangime me gjak, me djerse e jeten e Shqiptareve !
Tek Blloku !
Tek Lalezi !
Tek Farka… !?
Gjurmoni sarajet e dugajat e kucedrave te krimit !
Sekuestroni, kthejani Sovranit djersen e gjakun e dlire te vetes suaj !
Te shkoje haka tek i Zoti, tek populli!
Mendova se ishte blloku i Ilirit por qenka blloku i Rames
sistemi nuk ta nga ato arsye se po te ish ashtu do binte I pari ne shqiperi.e rrezuan agjenturat…more apo keq eshte per tu pare.sidoqofte pasojat per shqiperine Jane katastrofike pasi ata qe fituan I nxoren themelet…
xhevdet shehu…i ke bere nje analize analitike te persosur…27 vjecarit te sotem..po muhabeti eshte cfare duhet bere per te sistemuar tranzicionin e pambarimte shqiptar.RIDIMENSIONIM I PASURISE KOMBETARE…ZBULIMI I TRAKTKATEVE TE MBAS 91..PER SHKRIRJEN E PASURISE KOMBETARE DHE MENYRA SE SI KJO RA NE DUART E PERSONAVE PRIVATE..BURIMI I PASURIMIT TE MILIARDEREVE SHQIPTARE…DUKE FILLUAR NGA POLITIKANET…