Bllokuan ambulancën për delegacionin qeveritar, nis hetimi për dy policët

DITA Online

 

Policia e Shtetit ka reaguar sot pas transmetimit një ditë më parë të pamjeve mbi sjelljen e 2 efektivëve të Policisë Rrugore të Tiranës, të cilët në Bulevardin Dëshmorët e Kombit nuk i kanë dhënë përparësi një ambulance me sirena të ndezura për të mbajtur të hapur rrugën për një delegacion qeveritar.

Policia thotë se paraprakisht deri në një analizë të plotë të gjithë dinamikës së ngjarjes, verifikimit nëse ambulanca ka qenë në urgjencë, detyrimeve të shërbimeve të Policisë Rrugore për rastin bazuar në Kodin Rrugor, për dy punonjësit e Policisë Rrugore në detyrë ka nisur hetimi disiplinor.

a.s/dita

Share This Article
3 Comments
  • Problemi eshte se 90 % e policise rrugore nuk ka idene e rregullave te qarkullimit. Sa e sa drejtore policie jane nderruar, asnje nuk ka mundur te rregulloj qarkullimin.rrugor. Duhen kurse me specialist te huaj per te mesuar policet dhe ne vecanti rrugoret.
    Mos shkoni larg, mjafton te shkoni ne Kosove dhe dallohet qartesisht se si respektohet dhe zbatohet qarkullimi rrugor

  • Mire e ke i nderuar komentus! por cfare ti besh qe pjesa me e madh e drejtuesve te mjeteve duan te bejne gangsterin me perfaqesusit e ligjit? Tjeter problem po kaq i rendesishem eshte edhe ajo qe thua ,mirefunksionimi i ketij organizmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *