“Oh Shqipëria! Sikurse vendet e tjera në Ballkan, ne kishim dëgjuar vetëm për historinë politike të Shqipërisë dhe nuk kishim pritshmëri të mëdha.
Por tani mund të themi me siguri se është një nga vendet tona të preferuara dhe nuk mund të flasim mjaftueshëm për të gjitha gjërat e shkëlqyera për të bërë në Shqipëri.”
Kështu e nis artikullin blogu i njohur Travel of Book Packer, i cili flet për natyrën e bukur shqiptare, qytetet kryesore, dhe e vë theksin tek ato pjesë të trashëgimisë botërore të UNESCO.
“Natyra në Shqipëri është fenomenale, duke përfshirë malet, lumenjtë, liqenet dhe disa nga plazhet më të bukura në botë. Ka shumë qytete të vjetra të trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe çmime qesharake të përballueshme. Shqipëria është destinacion i vërtetë pushimi”, vijon artikulli.
Blogerët shkruajnë se kaluan katër javë në një udhëtim rrugor në Ballkan dhe këshillojnë shumëllojshmërinë e gjërave të mrekullueshme për të bërë në Shqipëri. Ja lista e “detyrueshme” sipas artikullit:
Vizito Thethin dhe Valbonën

Merr teleferikun për të parë të gjithë Tiranën

Vizito Kalanë e Rozafës në Shkodër

Ha ushqime deti të freskëta, të shijshme dhe të lira

Pi birrë në një bar të Tiranës

Banjot termale të Bënjës janë për të mos u humbur

Vizito plazhet që mund të shëtisësh në to

Vizito Syrin e Kaltër

Vizito Korçën e bukur nga një ndërtesë e lartë

Përjeto pamjet e fshatrave të vogla teksa udhëton me makinë

Ha byrek (për mëngjes, drekë, darkë)

Vështro bunkerët kudo

Merr një traget përgjatë liqenit të Komanit

Vizito Shkollën e Parë Shqipe në Korçë

Kampe në plazhet më të bukura të Shqipërisë

Bukuritë e Gjirokastrës, qytetit të gurit

Vizito Beratin, Qytetin e Një mbi Një Dritareve

Noto në ujërat më të kristalta të Jugut

Ha të paktën 10 lloje trileçeje

Vizito muzeun e një Bunkeri të Braktisur

