Deputeti i Partisë Socialiste ka përshëndetur mbështetjen e ambasadorëve të SHBA dhe BE në vendin tonë për të realizuar reformën në drejtësi.
Duke folur nga foltorja e Parlamentit, Blushi tha se mbështetja nga ambasadorët kanë një çmim, që është tallja dhe shfarosja e kësaj klase politike.
Deputeti socialist theksoi se nga dita e sotme, Parlamenti i Shqipërisë ka humbur legjitimitetin duke marrë shkas nga vendimi i ambasadorëve që ditën e premte do të jenë të pranishëm në mbledhjet e grupeve parlamentare të tre partive. Duke folur në këtë aspekt, Blushi shtoi se nuk do të donte të ishte në një prej këtyre partive, edhe pse është pjesë e PS.
“Nuk ka pasur diçka më të turpshme se sot, shumë më keq se kaq, kur klasa politike nuk do dhe po e saboton reformën në drejtësi. Ambasadorët e BE dhe SHBA kanë vendosur të marrin pjesë në grupet tona parlamentare duke përcaktuar edhe oraret. Pra, të mbledhin parlamentin jashtë kësaj salle. Ndaj dhe Shqipëria është bërë një vend kaq qesharak.
Kjo mbështetje sigurisht që ka një çmim. Çmimi është tallja me ne, përçmimi i këtij parlamenti, ndëshkimi i kësaj klase politike, edhe shfarojsa si specie e kësaj klase politike. Jemi shumë afër shfarosjes”, u shpreh Blushi.

Blushi ka te drejte por edhe Blushi eshte pjese e ketij llumi politikanesh! Keto qendrime jane inate personale!
E vertete or mik. Por ka nje ndryshim ndermjet “Ka inat qe nuk e perfshine” dhe “Eshte perfshire”. Pra jemi para faktit qe nuk eshte perfshire edhe nese do te donte.
Shpresoj shume qe ate qe bene Rumunet me komunistet dhe qe nuk e beme ne me ta ne 91′, ta bejme tani ne 2016.
shyqyr se na cuat ne gremine.
shpresoj ta beni ca kohe neper burgje ju dhe skota juaj e hajduteve
Te 150 duhen pushkatuar,Blushi si mendimi tjeter duhet djegur.Keta pushter dhe hajdute,vrases dhe mashtrues po pijne gjak ne shqiptare dhe shqiperi kane 26 vite.Mos te kursehet asnje pa dallim,Le te fillojme me sali serbin,ilir hajdutin dhe edvin mashtruesin.Ne jetuam 50 vite pa pluralizem dhe nuk na gjeti gje.