Deputeti socialist, Ben Blushi vijoi edhe këtë të enjte me kritikat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Blushi e nisi me komentimin e deklaratës së kryeministrit drejtuar një biznesmeni gjatë një aktiviteti këtë javë.
“T’i thuash një biznesmeni që je bërë shqiptar, është përçmuese”, deklaroi Blushi.
Më tej, deputeti kritik i qeverisjes tha se epoka e qeverisjes së Sali Berishës nuk ka ikur akoma, pavarësisht se vetë Sali Berisha është larguar.
“Vendin nuk i mungon asgjë, as toka, as ajri dhe as uji. E vetmja gjë që i mungon është qeverisja, që nuk do ta ketë të paktën edhe për një vit”, u shpreh ai.
Lidhur me dekriminalizimin, Blushi është vendosur sërish mes dy palëve duke hedhur akuza të forta ndaj të dyjave.
“U zutë edhe sot se kush ka më shumë e kush ka më pak kriminelë, se kush ka futur më shumë e kush më pak në Parlament”, tha ai.

Me vjen keq per Benin, pasi ka nje trung famikja shume inteligjent dhe patriot, por problemet politike te PS i ngre ne kohen dhe vendin e gabuat. Sali Berisha nuk ka ikur, ai vazhdon t’i jape tonin dhe ngjyren serbe politikes shqiptare.
Ky ka ikur nga mendja fare ,ne cdo diskutim thote te njejtat gjera ,te gjitha gjepura ,si politikan niveli zeroooo.
eshte i drejte mendimi se ky Ben Blushi nuk shikon asgje te mire ne qeverisjen rama, por ama shtrohet edhe pyetja: Po ndonje problem te drejte a ngre ky Blushi qe nuk e degjon askuash nga disa ministra te verbuar nga vetkenaqesia boshe e te korrigjigjojne dicka per te mire te ketij populli.!