Blushi dhe Hafizi do votojnë kundër qeverisë së marrëveshjes PS-PD

Dita
Deputeti i PS, Ben Blushi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes opozites dhe maxhorances ne lidhje me ikjen masive te shqiptareve nga vendi. /r/n/r/nLawmaker, Ben Blushi, speaks during a parliamentary session.

Marrëveshjen politike mes PS dhe PD kreu i LIBRA, ben Blushi e quajti pazar. Ai tha se në votimin e ministrave për herë të parë Gramoz Ruçi do të jetë krah Sali Berishës.

Do jem i vetmi, bashkë me zonjë Hafizi, dy deputetë LIBRA që do ta votojmë atë qeveri kundër, gjithë këta do votojnë pro. Sali Berisha voton qeverinë e Edi Ramës, Edi Rama ministrat e Sali Berishës”, tha Blushi.

Ai theksoi se kandidatët e partisë LIBRA nuk janë milionerë për të bërë fushatë njësoj si partitë e mëdha.

LIBRA është vetëm në hapat e parë të vet, sepse LIBRA është një projekt afatgjatë i cili kërkon që të jetë një vend më i drejtë, të jetë vend më i mirë, të ketë më shumë dinjitet, të ndahet më mirë pasuria, të ndëshkohen ata që korruptojnë dhe korruptohen, të ketë një parlament njerëz të zakonshëm”, deklaroi Blushi.

 

Share This Article
2 Comments
  • Blushi ,mire e ke ti se duhet te ndahet pasuria e vendit ne menyre te drejte ,por a e di ti se pas 27 vjetesh te grabitjes e dhunmit a ka mbetur me gje per tu ndare more Blushi neqoftese ka mbetur na thuaj qe te vijme pas teje te marrim dhe ne ate qe kemi dhene per te gjithe vitet e jetes dhe nuk kemi marre as pronen qe trasheguam nga te paret jo me te mernim ate qe dhame djersen e gjakun per 45 vjet me rradhe

  • Ka ardhur koha, me gjithese shume te vonuar ,qytetaret Shqiptare , do i largohen ketyre partive te vjetra ,qe po i mbajne mizorite e tyre 26 vjecare mbi shpatulla dhe te mendojne per partite e reja si Libra ,, Bojaxhiu e te tjera , qe sjane provuar dhe mbi te gjitha pa mekate..Duhet pa tjeter per interesat e qytetareve ,qe te kene ne parlamentin Shqiptar ,kundershtare te denje,dhe te luajne rolin e avokatit ,per interesat e popullit , kunder mafjes bolshevike te pa skrupullt , ku seshte nevoja te permendim shembujt mizerabel te tyre .Dhe kjo eshte me se e domosdoshme ,per zhvillin ,mireqenien ,shtetin ligjor e mbi te gjitha ti largohemi diktaturave ,,korrupsionit galopant, qe na ka kollofitur si ekonomine ,por mbi te gjitha dinjitetin ..E kemi kuptuar se deri me sot , ne populli , nuk e dime dhe nuk e kemi kuptuar , se cdo te thote i majte ,apo i djathte ne politike e ne program me keqeardhje ,ku keto jane pa emer ,pa nene e pa baba..,Ka ardhur koha qe ne qytetaret shqiptare te kemi drejtusa politikanesh te rinj , me mentalitet perendimor dhe jo me mentalitetin lindor , bolshevikesh., ku ja kene kaluar dhe patishahut…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *