Deputeti Ben Blushi shpërtheu në akuza të tjera në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Ai deklaroi për gazetarët nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit, se ka disa deputetë të Partisë Socialiste që po grabisin toka dhe çdo gjë tjetër.
Kjo vjen sipas tij për shkak të statusit që i ka dhënë Edi Rama. Kushti për emrat, Blushi ka kandidimin e tij në Kongres.
Ben Blushi: Dua tu them të gjithëve e para të mos druhen sepse kjo nuk është çështje frike. Të gjithë ata që mendojnë si unë nuk kanë arsye të kenë frikë. Pavarësisht e kuptoj terrorin. Deri tani kanë dalë të më kundërshtojnë anëtarët e kabinetit qeveritar.
Kjo është e padrejtë sepse vartësit nuk mund të mos mbështesin shefin e tyre. Dua tu them të gjithëve se nuk është çështje personale e imja, por dinjitoze në radhë të parë, është çështje lirie e të drejtave.
Besoj se kjo garë, ky sens lirie nuk më shërben vetëm mua, në radhë të parë i shërben PS të jetë një parti më e hapur, të ketë debat konkurencë, garë dhe disiplinë. I shërben dhe Shqipërisë. Nëse ne i japim modelin e një gare të hapur është mirë për të gjithë shoqërinë.
I falenderoj të gjithëve për mbështetjen duke shpresuar se kjo mbështetje vjen duke u rritur, s’ka pse jo. Unë jam gati të shkoj në këtë Kongres me disa ide, e para që të ndryshojmë mënyrën si funksionon PS. Ta bëjmë më liberale. Duhet ta modernizojmë PS, çka Edi Rama po dështon ta bëjë, sepse një njeri që thotë nuk ka zgjedhje, nuk bëhen zgjedhje prej 7 vitesh. Edi Rama nuk po e modernizon. Po merr në Parti njerëz që i ka futur në punë. Po shkëmbehet puna me një teser. Unë nuk dua ta bëj këtë. Dua ti jap PS dhe Shqipërisë një frymëzim që po i humb.
Dua t’i jap PS një fytyrë që sot e ka humbur. PS çfarë është sot një parti e majtë apo e djathtë. Është një parti kaotike, që i shërben disa interesave që janë klienteliste por as të majta as të djathta. Unë dua ta kthej PS majtas. Shqipëria ka më shumë nevojë se kurrë për një parti të majtë.
Varfëria është më e lartë. Të varfrit kanë nevojë për një parti që i del përzot. Investime të huaja nuk ka, jo se taksat janë të larta por që të investosh në Shqipëri duhet të trokasësh në një derë. Të jesh klientelë me dikë. Unë nuk dua ta bëj këtë. Kjo parti nuk mund të jetë klienteliste.
Korrupsioni po rritet në Shqipëri. Ekonomia kombëtare po koncesionohet. Unë jam kundër kësaj. Kur kemi ardhur në pushtet në 2013 nuk kemi premtuar që interesin publik ta shkëmbejmë me interesin privat. Kjo po ndodh unë jam kundër koncesioneve në parim. Nëse ne kundërshtojmë koncesionet që ka bërë qeveria para nesh, si ka mundësi që po ecim në atë rrugë e pak më thellë.
Për 6 muajt e fundit kemi koncesionuar të paktën 300- 400 milionë euro që nuk janë tonat. Koncesionojmë ekonominë publike për 10- 30 vjet. Kjo është e padrejtë dhe unë se pranoj. Këto janë disa nga arsyet që unë besoj se PS duhet të kthehet majtas dhe ky është programu im në këtë Kongres. Sigurisht të gjithë ata që e pengojnë këtë , Edi Rama i pari, kanë frikë. Çështja nuk është në parim se nuk ka zgjedhje sepse nuk parashikohet.
Kanë frikë se nëse PS voton për një projekt tjetër, sigurisht që mundësia e të gjithë këtyre që po koncesionojnë ekonominë kombëtare, po grabisin. Ka deputetë të PS-së që janë duke grabitur për shkak të statusit që i njeh Edi Rama, grabisin territore, zona, toka, fuqi influence, biznese. Këta njerëz nuk do ta kenë më këtë influencë.
Nëse PS vendos të votojë ndryshe dhe ky është thelbi. Nuk lejohet kjo garë sepse duan të qeverisin siç ka ndodhur në tre vitet e fundit, qeverisje e cila vetëm e majta nuk është. Vetëm e ndershme nuk është dhe është në antagonizëm të plotë me interesat e publikut.
Pyetje: A kanë emra këta deputetë?
Ben Blushi: Do ti them në Kongres, ju premtoj se do ti them të gjitha, nëse kjo parti më lejon të garoj. Është shumë shpejt për të folur.
Jam shumë mirënjohës Mozës. E theksoj dhe një herë nuk më mbështesin mua por idetë e ndryshme nga ato që qeverisin PS për ti dhënë një drejtim tjetër. Do të ishte fatale sikur ata që më mbështesin mua në këtë projekt do të penalizohen. Ka ndodhur vetëm për një arsye.
Edi Rama penalizoi gjithë ata njerëz që u grumbulluan kundër tij në 2009. Të gjithë i ka hequr nga PS. Nuk është çështja se i hoqi njerëzit që dolën për një tjetër alternativë në 2009. Pyetja është se me kë i ka zëvendësuar. Me kë zëvendësoi ata që hoqi nga listat me banditë!
Është e vërtetë, i zëvendësoi me banditë me njerëz që vijnë në parlament me pistoletë, me njerëz që kërkojnë pronën publike me pistoletë, me njerëz që plagosin për interes private. I ka zëvendësuar me biznesmenë, që sot i ushqen me tendera. Dhe këta blejnë me lekët e tenderave blejnë votat për Edi Ramën brenda partisë.
Këta janë njerëz që po më kundërshtojnë mua. Janë vartësit e Edi Ramës ose njerëz që kanë shkuar në terren me pistoletë e para për të blerë votat. Po ju them se nëse njerëzit që më mbështesin penalizohen, apo ata që duan të mbështesin idetë e mia kërcënohen me penalizim nuk është një garë e drejtë. Nëse do kisha frikë nuk do të kisha folur. Unë kam frikë vetëm nga penalizimi i lirisë. Nëse liria penalizohet kemi humbur gjithçka”. /Dita/

Mos na e sha Shokun Koco ore Blush. Ne per Kocon hidhemi dhe nga maja e malit. Rrofte e qofte shoku Koco, e pacim sa malet!
Pas humbjes elektorale te 2009-es, Rama normalisht duhej ta dorezonte kryesine e Partise, per t’i hapur rrugen e drejtimit kandidateve potenciale. Po te merrte shembullin e laburistit Ed Miliband, ai pas humbjes se zgjedhjeve, duhej te kishte dhene doreheqjen, e ta merrte persiper vete fajin e deshtimit. Pse nuk e beri atehere? Kush ja dha atij sigurine, se pas kater viteve, ai do t’i fitonte patjeter zgjedhjet? Mos hodhi gje short me Berishen dhe Meten, apo cfare…? Ne fakt votimet e 2013-es PS-ja i fitoi me teper fale “gabimeve” (te qellimshme !?) te qeverise Berisha dhe aleances parazgjedhore me Meten, dhe jo prej meritave personale te kryetarit te saj.
Pas afro dy vjet e gjysem qeverisje skandaloze, kjo parti i ka humbur komplet vlerat e kohe e ndodhur ne opozite, ajo ishte ne pozitat e duhura pune. Ka shume faktore qe deshmojne, se kjo “parti” ka dale komplet nga binaret dhe po funksionon me teper si nje ndermarrje private, ku vulen per gjithshka e vendos vetem shefi, ndersa te tjeret jane rrogetare te thjeshte, te cilet nuk u lejohet as te hapin me gojen, e jo me te pretendojne t’i shkulin shefit kemben e karriges.
Statuti partiak i shumices prej vendeve me demokraci te konsoliduar te lejon te rizgjidhesh pas tete vitesh vetem nese arrin te grumbullosh 2/3 e shumices se votave te anetareve. Pervec kesaj, kongreset partiake, perfshi dhe vete partine ngjyre mavi te laburisteve, mbahen te pakten nje ose dy here ne vit, dhe jo nje here ne shtate vjet.
Cangat e z.Blushi po gjemojne per gjithe qytetaret e ndershem, te cilet kane sy per te pare, e vesh per te degjuar, dhe jo per militantet e verber! Jo per skuthat dhe minjte e gjirizeve! Jo per ata smirezinj, qe kur degjojne se mund t’u prishen planet, fillojne e terbohen. Kushtrimet e Blushit nuk mund te mposhten nga hakerrimat tashme te njohura te sahanlepiresve perverse. Lerini fresshistat dhe preshistat te mjaullijne, se eshte i vetmi zanat qe ua kane mesuar permendsh.
Deklaratat e z.Blushi ne prag te kongresit te padeshiruar dhe te menjanuar per vite me radhe nga z.Rama, duhen mbeshtetur fuqimisht, se ato shprehin me se shumti opinionin mbareqytetar.
Ato perfaqesojne mendimin e shumices. Respekt per z.Blushi. Prej meje e ke voten qe sot…
Nuk ka parti pa zgjedhje. Si te mos kete zgjedhje te kryetarit te partise kur zgjidhen gjithe strukturat e tjera? Eshte habi kur degjon tyre lakejte e bindur te RAMES: Tahirin, Ahmetajn dhe Ballen kur thone se derisa kemi fituar dy zgjedhje radhazi, nuk ka pse te rizgjidhet kryetari! Po mire, pse nuk dha doreheqjen Kryetari Rami kur PS-ja nuk fitoi dy zgjedhjet e mehershme radhazi? C’jane keta karabushe qe na kane dale ne krye te Shqiperise. Keta e kane pak qe t’i cosh ne gijotine. Blushi ka me se te drjete dhe e meriton te jete ne krye te PS-se.
perpara Blush .E majta duhet cliruar nga maskat e piktorit