Blushi: Futët edhe banditin e fundit në qeveri, Sali Berishën

Elton Tafaruci
“Votoni Rilindjen me Berishën ose Ramën me çadrën”. Kështu u shpreh Ben Blushi me një fjalim plot kritika në seancën e parlamentit duke kritikuar marrëveshjen Rama-Basha.

“Ngrihuni e bjeruni, katunarë e punëtorë, që nga Shkodra gjer në Vlorë. Kështu do e hani më 25 Qershor”, tha kreu i LIBRA Blushi duke recituar vargjet e Fan Nolit.

Sipas Blushit, marrëveshja Rama-Basha u bë për një arsye të thjeshtë.
“Për t’i shpëtuar Vettingut. Luli e mori biberonin e tij”.

Blushi tha se maxhoranca ka marrë banditët pranë saj, numri i të cilëve sipas tij u shtua me Berishën.

Do ishte e papërshtatshmje t’ua prishja dasmën. Sapo krijuat një qeveri të përbashkët. Është për të qeshur, por edhe për të qarë. Pas 27 vjetësh sharjesh, fyerjesh dhe vjedhjesh, Edi Ramën dhe Sali Berishën i keni bashkë. Saliu qesh, se e donte këtë marrëveshje me Rilindjen. Ju që s’latë bandit edhe kriminel, edhe vrasës në Rilindje, u kishte mbetur vetëm 1 pa futur, Sali Berisha, e futët edhe Sali Berishën”, tha Blushi.

Në nisje të seancës Blushi ka kërkuar prezantimin e ndryshimeve ligjore dhe zhvillimin e debateve. Sipas tij nuk mund të bëhen ndryshimet ligjore pa u njohur me to.

Sipas rregullit dikush duhet t’i prezantojë ndryshimet. Ju nuk mund të kaloni në votim para se të ezauroni këtë procedurë standarte. Ligj, Kod pa debat nuk mund të kalojë. Na lini mundësi të flasim pavarësisht se na i sollët në momentet e fundit”, tha ai.

Rama replikon duke ia kthyer përgjigjen mbi vargjet e Nolit që kreu i LIBRA recitoi.

“Nuk gjendet një katundar e punëtor që i beson Ben Blushit. Nuk e di a do jesh prapë këtu, a do na mungosh nuk e di, por përgatitu se mua këtu do më gjesh. “Je dembel dhe nuk do të mësosh, je hipokrit se ke frikë se por t’i mësosh se ke frikë se është ndryshe nga ajo që ti mendon. PS do ta votojnë më shumë se në 2013. Nuk e di a do jesh ti prap këtu, po je s’je përgatitu se këtu më ke mua me këtë bluzë në këtë pozicion dhe nuk e di kush do të votojë apo jo, por që unë do të jem këtu, që të mos zhgënjehesh aq shumë sa me marrëveshjen”

Share This Article
5 Comments
  • Z Blushi ,kini me se te drejte .
    ! ..Marveshja midis tyre PS e PD ,do te thote ,zhgenjim i madh ,tradheti ndai 1 MILION votuesish ,Meta i LSI ,e nderoi dy here xhaketen ,nuk kthehet me stofi i saj, se eshte grire fukarait varfer .Tani per ta shtyre edhe 4 vite te tjera keta neokominste ,te pardesyve te bardha , duan ta shpetojne anijen qe ka futur uje edhe 4 vite te tjera ,me kete kualicionin e ri , qe duan ti qullosin kokpalaret me keq. !!?? ,Por eshte per tu pare ,merini dhe lexoni komentet e fundit do ti thonja Rames . 2 ..Ne populli shpresat e zhdukjes se korrupsionit dhe te lindjes se nje transparence perendimore ,diktatit te ligjit ,,zbatimit te kushtetutes ,qe eshte shkelur deri me sot me te dy kembet ne menyren me brutale , dhe fare te papergjegjshme deri me sot njlloj si PD e PS ,te mos harrojme e LSI;moter te tyre..,do i shohim mbasi te filloje reforma ne drejtesi ,ku as edhe nje nga keto agallaret, nuk e ka deshiruar e mirepritur ,por ka qene presioni USA dhe BE . Te shohim ne te ardhmen ,por nje gje dihet nga ne populli, qe te tre ja dine njeri tjetrit dhe qe te tre PS ,PD e LSI i kane breket me MU…..T .Nuk i kane bere mire llogarite , kujtuan se u derdh vai nlakna e u be deti kos ,kujtuan, se do ishin ne shekuj pashallare te ketij populli te mjere e te varfer, e mbi te gjitha rrembyer dinjitetin ne menyren me brutale popullit te vet . .Do ti thonja Rames, e ka gabim ,e mos na ofendoje ne popullin ,duke i bere qejfin vehtes ,une do jem ketu ne parlament ,kurse z Blushi nuk do jesh . O RAMA ,jetuam ne diktature ,dhe e kemi kuptuar shume me mire se ty , shqiperia ,ka nevoje si as edhe nje here tjeter , per opozite e per kundershtare ne debatet e parlamentit ,si Z Blushi Z Hafizi Bojaxhiu ,av Ngjela e me radhe .Mos harroni si PD e LSI e PD ,per ne popullin jane banda ,qe bejne vetem sikur zihen ,,ju ziheni vetem kur ju cenohen monopolet ,kurse per popullin ,luani nje teater sot e 27 vite por shume te lexueshem . Z Rama ,me vjen keq, me cfare do meren ne te ardhmen Konja Brace dhe Balla , ku kane lozur teater majmunash me ne popullin kokpalare ,ku kane debatuar ne parlament , kunder PD e LSI ,per vidio me ze e figure , vrasje, pushkatime makabre nga shteti neokomunist mafjoz me duar ne xhepa ,gerdeci dhe shitjen e detit.e tj.,pamvaresisht paguhen mire nga taksat tona. E mos u mer me z Blushi ,kemi nevoje per interesat tona ,transparence, diktatin e ligjit ,perplasje ne parlament.Apo doni te jeni rehat z kryeminister ,vete ali e vete kadi .,Ti ke qene edhe sportist ,loja nuk luhet pa kundershtare . Mos na ofendo z kryeminister , e skemi nevoje , qe tna japesh mend , e moralin tend qe e rrezove ne hale ,para dy netesh . ….!!??

  • Blushi mund te jete,legen,hajdut,karagjoz….etj,po foli fiks realitetin.
    Po albanistanezet…..kot nuk tha ai…ateher….q***u mamane ku ta kene,te te thone baba!!!

  • Ka filluar muaji i mjaltit mes Saliut, Rames dhe Bashes,e Metes. Mjere populli, thuaj. Kur bashkohen bashke tregtaret thoshte Adam Smith, e bejne per te ngitur pazarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *