Letër e nënshkruar,
Bujar Cani
Në zgjedhjet e 23 qershorit isha pjesë e shtabit elektoral të zonës ku fitoi mandatin zoti Ben Blushi. Sot ky njeri nuk përfaqëson asgjë nga ideali që ne kemi, nga ai besim tek PS, dhe prandaj duhet hequr një orë e më përpara nga trupi jonë. Njeriu mund të zhgënjejë në jetë e në shumë gjëra, por kur zhgënjen mijëra njerëz që të japin votën, për mua ke marrë një njollë të zezë që nuk mund ta heqësh kurrë nga vetja jote. Një ditë do të përballesh me votuesit tuaj, por do të vijë zor e turp nga vetja kur të jesh përballë tyre zoti Ben Blushi. Kam një kërkesë fare të thjeshtë e normale për ty, ec dhe takoji zgjedhësit e tu sepse ke tre vite pa i takuar fare, në zonën ku je zgjedhur si deputet e do ta kuptosh se kush je ti në të vërtetë, dhe çfarë vlerë ke për to si njeri e si deputet.
