Blushi nis turin e takimeve, “Shqipërinë mbi partinë”

Elton Tafaruci

Deputeti Ben Blushi nuk ndalet për të arritur atë që ai e cilëson si nevojë për demokratizimin e PS. Pavarësisht se rezultati referendumit nuk ishte në favorin e tij dhe të mbështetësve, deputeti rebel duke nisur nga e shtuna do të nis një tur takimesh me bazën sociliste me moton “Shqipërinë mbi Partinë”.

Ndalesa e parë do të jetë Berati nga ku Blushi sëbashku me Mimoza Hafizin Marko Bellon dhe kolegë të tjerë, do të shpalosin idetë e tyre për një qeverisje më të mirë dhe një PS me standarte që respektohet.

Mbetet e paqartë për momentin nëse kjo iniciativë e re e Blushit është një format i ngjashëm me Lëvizjen për Mendimin Ndryshe të disa vite më parë nga Ben Blushi u largua.Kjo lëvizje e deputetit rebel ngre edhe një pikpyetje tjetër.

Atë, nëse Blushi dhe mbështetësit po hedhin hapat e parë të formimit të një partie politike nga ku Beni kërkon të ec vetëm në politikë jashtë Partinë Socialiste.

Share This Article
6 Comments
  • FENOMENI ‘BLUSHI’ !
    Pas 25 vjetesh krim e korrupsion nuk eshte me problem as i informacionit,as i elektoratit e aqe me teper i shqipetareve—–POR i shoqates se mjekeve pa KUFI ose ‘TRAJTIM SANITAR I DETYRUAR’!
    Nga pikepamja MORALE Blushi nuk ka asnje dallim nga Berisha,Bode,Blushi,Berisha,Basha,Blushi,Berisha….Liket e ramushat).NE GIJOTINE SE 25 VJET KANE JETUAR SI KANIBALE ME GJAKUN E FEMIJEVE SHQIPETARE TE PA NGRENE!

  • ME DOGMEN SHQIPERI ASHTU SI KRRIMINELI SALI Ç’FARE KUPTON PAS 25 VJETESH KY ALABAK E DELENXHI KUR KETU SKANE NGELUR ME SHQIPETARE !?

  • Me idete dhe qendrimin e tij te paperkulur perkundrejt prepotences qe karakterizon disa prej te mavijosurve te PS-se, Beni po deshmon dita-dites, se edhe i vetem sikur t’i duhet te ece ne te ardhmen, ai do te jete ne gjendje ta perballoje pa problem driteshkurtesine dhe arrogancen. Demokratizimi i partise me te madhe eshte sa i rendesishem po aq dhe i domosdoshem per zhvillimin ekonomik dhe perqasjen e vendit drejt strukturave te BE-se. Ai ate po kerkon dhe agje me shume. Kush nuk e perkrah sot, s’ka te drejte te ankohet neser. Fatkeqesia e tij eshte se nuk eshte thjesht nje socialist gjysmak, por nje social-demokrat. Partia qe mban kete emer te madh eshte ne duart e nje te humburi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *