Kërkesat e parashtruara në publik, deputeti socialist Ben Blushi i ka parashtruar edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, të drejtuar nga Gramoz Ruçi.
Blushi ka kërkuar respektimin e statutit të Partisë, duke nënvizuar se në Kongresin e 19 marsit duhet të zhvillohet garë edhe për kryetarin.
Vetë Ruçi ka deklaruar se në Kongres do të ketë vetëm rikonfirmim të mandatit të kryetarit aktual. Ruçi i ka kujtuar deputetit Blushi se nuk ka respektuar as ai rregullat e partisë pasi nuk ka firmosur për kartën e anëtarësisë prej kaq vitesh.
“Nëse për ty ka rëndësi vetëm kryetari i partisë, për postin e të cilit ke shfaqur ambicie dhe të përgëzoj për këtë, për mua rëndësia fillon që nga anëtari i thjeshtë, organizata bazë, kryetari i organizatës, kryetari i njësisë administrative, asambleja e njësisë administrative, Asambleja Kombëtare, Kryesia dhe më pas kryetari i partisë.
Nuk ka asnjë shkelje të statutit dhe rregullores. Nuk ka pse të mblidhet sërish Asambleja, ashtu siç vetëm ti kërkon.
Ajo u mblodh në korrik, aty pati disa vendime, ku ndër të tjera u caktua dhe muaji i zhvillimit të Kongresit”, mësohet të ketë thënë Ruçi.

zoti deputet i perjetshem ruci, mendoja se ishe burre por na dole edhe ti pule.