Blushi: Nuk ndihem vetëm, po kërkoj zgjedhje

Dita

Deputeti “rebel” brenda PS-së, Blen Blushi shprehet se nuk ndihet vetëm dhe se ka shumë të tjerë që e mbështesin.

Jo nuk ndihem aspak vetëm. Se sa vetëm jam apo jo, këtë po kërkoj, të matet me votë. Dhe unë kërkoj që të votohem, për të parë se sa jam vetëm, jam me shumë shokë, kam mbështetës apo jo. E para nuk janë të heshtur. E dyta kemi dhe 40 ditë deri në Kongres apo jo, kështu që të presim. Në politikë nuk është futboll, nuk matet me numër tifozësh, në politikë fuqia dhe mbështetja matet me vota”, thotë Blushi.

Deputeti socialist shprehet se kërkon që të votohet sipas normës.

“Konteksti është i tillë se zgjedhjet e fundit për kreun e PS-së janë bërë në 2009 dhe ne jemi në 2016. Unë kam kërkuar që të ketë zgjedhje sipas normës, që është brenda 4 viteve. Më në fund, në vitin e kaluar, 2015, u thirr një mbledhje asamble që vendosi që të zhvillohej kongresi. Kam kërkuar që ky kongres të përcaktoj se aty zgjidhet sipas statusit krye i PS sipas parimit një anëtarë një votë, që ju thoni se unë nuk kam folur. Kam kërkuar që të garohet me parimin një anëtar një votë që kreu të zgjidhet nga anëtarësia”, thotë Blushi.

 

Share This Article
1 Comment
  • Si derr i majmur është bërë ky Blush Bythëpambuku që kurrë nuk ka punuar as për Partinë Socialiste e as për Kuvendin. Gëzon rrogat, dietat e tërë priviligjet e deputetit dhe punon për vete ky privat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *