Email në adresën
Dëgjova me vëmendje z.Blushi në Elbasan. Në fakt, për të qenë i sinqertë, isha më shumë i interesuar për shkrimtarin se sa për politikanin. Interesimi im u shpërblye në një farë mase pasi ai i bëri një pasqyrim disi poetik situatës ku ndodhet sot vendi. Them poetik sepse në të kishte shumë dëshira dhe pak analizë të detajuar, pjesë e së cilës duhet të ishte dhe ai vetë. Megjithatë, desha të ndalem pak tek një mendim i shprehur gjatë bisedës. Z.Blushi deklaroi se gjendja e keqe ekonomike, pabarazia, korrupsioni e të tjera si këto do t’i detyrojnë shqiptarët t’i kthehen rrugës së Zotit. Mendim i çuditshëm. Unë jam topograf e jo filozof, por mendoj se këto fenomene të çojnë përkundrazi larg asaj rruge. Në rast se hajdutllëku, droga e prostitucioni që pasojnë gjendjen që paraqiti z. Ben janë rruga e Zotit, atëherë zotëria mund të kishte të drejtë. Ndryshe të shtyn të mendosh se mund të jenë lajthitje protagonizmi të kotë e bile të paqenë. Nuk mendoj se kjo është mënyra më efikase për të krijuar imazhin e vetvetes në sytë atyre që të dëgjojnë. Them e dëshiroj që kapaciteti intelektual i z. Blushi të jetë mbi bisedën e Elbasanit. Le të shpresojmë. Të fala Dita.
