Blushi: PS ka një projekt për këto zgjedhje, ndryshe nga viti 2009

redaktor

Deputeti i PS, Ben Blushi, i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, nuk e përjashton bashkëpunimin elektoral me LSI-në në zgjedhjet e 23 qershorit.

“LSI-në nuk e përjashtoj nga koalicioni. Nuk kam asnjë sinjal, por vetëm një arsyetim që më thotë se është një parti që është pjekur për të kuptuar se varka e qeverisë është duke u mbytur”, ka deklaruar anëtari i kryesisë socialiste.

I pyetur për mundësinë e një poli të tretë në zgjedhje, ai shprehet: “Nuk e shoh ende polin  e qendrës, sepse nuk ka deklarata publike  që ta parashikojnë këtë. Unë nuk them se poli i tretë do të ishte i panevojshëm apo kundër interesave tona. Por nuk ka ende gjasa për të krijuar një pol të tretë me zotin Meta dhe Topi. Ne shkojmë për të fituar zgjedhjet me mbi 71 vota dhe nuk bëjmë llogari për të humbur”.

Ai k deklaruar se ndryshe nga 2009-ta, opozita ka një projekt “Rilindjen Kombëtare”.

Ndërsa përsa i përket apelit të intelektualëve për votimin e tre ligjeve nga Edi Rama, ai shprehet se: “Intelektualët që kanë firmosur peticionin, për fatin e tyre të keq nuk do të ndikojnë aspak në rezultatin zgjedhor. Një grup intelektualësh mund të bënte një kërkesë të tillë, por teksti që ata kanë firmosur  është një fletërrufe dhe jo thirrje për mirëkuptim apo për të gjeneruar më shumë paqe në Shqipëri. Nisur nga kjo, them se ata janë detyruar të firmosin pa lexuar tekstin”.

Për sa i përket rezolutës çame, ai shprehet se ajo nuk duhet të përdoret nga PDIU si element për të zgjedhur bashkëpunimin zgjedhor mes PS dhe PD-ë dhe sqaron se ndonëse është dakord me rezolutën në parim, është ende herët për të folur për qëndrimin  e PS-së.

Share This Article
1 Comment
  • Bashkpunim per shkaterriin e LSI,qendres drejtuese te saj,sepse eshte kriminale,poshtruese dhe jo militanteve te majte që jane me LSI dhe u genjyen prej saj.Ne te ikurit nga LSI kemi misionin e “borxhit”me Meten mashtrues politik,prostitute e se majtes;atij duhet ti marrim frymen per “borxhin”qe ka me ne duke mbajtur gjalle vrasesin Berisha!Antaret e LSI te ftohen,nese vjen dhe Meta une do e peshtyje ne fytyre ne rastin me te pare publik!Pra,Meta te vazhdoje me Berishen,ne duam te ikim prej tij duke e shkaterruar totalisht!Nuk ka rruge tjeter,ndryshe nuk e ndjejme veten ne PS kur te vijme,pa Meten!Rrogetaret e tij servile te vazhdojne misionin,ne do ti shkaterrojme politikisht.Ketu PS ka rol pastrues,orjentues,mbeshtetes,jo si thote Blushi!Kam rezerva per Blushin,mik familje dhe ish i perkedhelur i Nanos,por sot nuk eshte koha!Koha eshte te ikim te gjithe nga Meta dhe Nexhmia e tij,Monika,mikpritsja qurravece e mbretereshes dhe Zogut!…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *