Blushi: Qeverisja nuk është në drejtimin e duhur

Saimir Lleshi
Deputeti i PS, Ben Blushi, duke dale nga nje mbledhje e grupit parlamentar te Partise Socialiste. /r/n/r/nLawmaker Ben Blushi, during a meeting of the parliamentary group of Socialist Party.

Deputeti socialist Ben Blushi i konsideron të vonuara ndryshimet në qeveri. I pyetur për ndryshimet e sotme, ai preferon të mos komentojë emra të veçantë.

“Është një ndryshim i vonuar ky në qeveri, kur ka mosrealizim të ardhurash, rritje papunësie, taksa ë të larta. Kështu që besoj se është një ndryshim i vonuar për fat të keq.  

Çështja nuk është këtu prapë. Nuk kam akses të komentoj për emrat, por tek mënyra sesi qeveriset, tek metoda e qeverisjes, që nuk është në drejtimin e duhur, meqë kjo shprehje është bërë si model”, theksoi ai.

Ai tha se duhet të ndërmerren politika të arsyeshme në interes të publikut dhe të mos delegohen të gjitha shërbimet tek privati.

“Duhen bërë politika më të arsyeshme dhe për të varfrit. Ka 31% të qytetarëve që jetojnë me 5 mijë lekë në ditë e qeveria duhet të ketë një qasje tjetër ndaj varfërisë, ndaj analfabetizmit. Ndihma ekonomike është shkurtuar; ka më pak njerëz që asistohen nga shteti; ka 400 mijë njerëz që jetojnë me 400 lekë të vjetra në ditë.

Gjeni një vend ku jetojnë me më pak se gjysmë dollari në ditë. Këto janë politikat strategjike që duhet të bëjë qeveria. Çfarë eksportojmë ne? Çfarë prodhojmë ne? Dhe ato të mira materiale që na ka dhënë natyra, shteti nuk po i shfrytëzon si duhet. Cilësia e metodës qeverisëse ka më shumë arsye të ndryshojë”, theksoi ai.

Ai iu përgjigj edhe deklaratave të kryeministrit. “Nuk kam ndërmend të komentoj ata që luajnë apo që e shohin qeverisjen si lodër. Unë flas për njerëz seriozë. Duhet ndryshuar mënyra e qeverisjes, të kemi një qeveri aleate me të varfrit, me shtresën e mesme dhe me interesin publik,  tri aftësi këto që kjo qeveri i ka humbur. Këto janë parimet për të cilat ne jemi në pushtet”, tha gjithashtu.

I pyetur nga gazetarët rreth deklaratave të Ranës, Blushi jep këtë përgjigje: “për këto duhet të pyesni njeriun që e konsideron qeverinë dhe partinë si një lodër. Unë jam serioz dhe flas për politika. Thelbi sot është ky: Të flasim për politika që ndryshojnë jetën e njerëzve nga ky depresion i madh shoqëror, i cili po prodhon papunësi, analfabetizëm, polarizim social dhe zbrazje demografike”. /Dita/

 

 

 

Share This Article
3 Comments
  • KJO MIGRENE NUK DUHET TE VAZHDOJE.

    Rama dhe qevria e tij, nga Blushi te pranoje c’fare ai ka te drejte,mos tregohet koke forte,koke gdhe,si jane shqipot me nivel te ulet diturish.
    Nga tarafokracia kemi 70 vite qe vuajme ne politike,na i la “peshqesh” enveri dhe ramizi.
    Ne kohet moderne, kur punet nderlikohen vazhdimisht, kreu i politikes te atdheut s’ka nevoje per te pa aftet,qe ngjiten ne krye me bythelepirje,servilosje dhe peqe lepe.
    Edhe pa degjuar Blushin,kur nje piste e jetes nen qeverine e Rames deshton,koka qe drejton ate piste ,ministri i saj, pse mos pushohet nga puna,e te zevendesohet me te aftin?
    Kjo migrene absolutisht,nuk duhet te vazhdoje me ne partine qe drejton shtetin dhe popullin.

  • Jo vetem Blushi po e gjith shqiperia e din se jan jo ne rrugen vetem te gabuar,po ne krye te bandave qe po shkatrrojn gjithcka duke vjedhur,Si jan te lidhur me te gjitha krimet qe po behen ne Shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *