Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Si votues i së majtës, kam shumë vërejtje për deputetin Blushi për performancën e tij në “detyrim” të votës së elektoratit, i cili është shumë debitor për premtimet e pambajtura. Por çuditërisht në vend se të ndjehet i tillë, pra punë pambaruar, ai qahet, ankohet, kritikon etj., madje bën edhe “zërin e dytë” me Saliun, për anarkinë në PS, të mbushur me kriminelë e banditë (sipas tij). Po kujt i ankohesh z. Blushi, kur ne presim të ankohemi tek Ju, ne presim të japësh llogari dhe jo të kërkosh llogari. Asnjëherë mos harro detyrimin për votën që të është besuar. Por pavarësisht kësaj për problemin që ngre, zgjedhjen e kryetarit, është i drejtë. Paralelet me disa zëra në PS me laburistët janë pa vlera me statutin aktual, që do të thotë se kryetari duhet të votohet, për të tatuar dhe pulsin në fund të fundit të elektoratit për punën e tij. Rama s’duhet të fshihet si struci, madje ai duhet të ndjehet i fyer n.q.s deputetët socialistë e anashkalojnë garën për kryetar. Pse kjo frikë? Përshëndetje Dita! Ilia Berberi, Pogradec.
