Politikani dhe publicisti Ben Blushi ka folur rreth vizitës së tij në Kumanovë dhe komentoi rreth ngjarjeve të fundit pas aksionit policor.
Sipas Blushit, qeveria e Maqedonisë ka paranojë historike në raport me shqiptarët dhe kjo është një nga shëmtitë më të mëdha që politikat e Nikola Gruevskit po i shkaktojnë vendit.
I ftuar në emisionin “Zona B”, në Klan Kosova, Blushi shtoi se shqiptarët nuk e kanë marrë armën ta luftojnë shtetin që e ka krijuar Gruevski dhe kjo nuk është arsyeja e sulmit në Kumanovë.
“Shtetet të cilat përpilojnë këso lloj politikash nuk kanë aftësi ta ndajnë të fajshmin dhe të pafajshmin, ta ndajnë luftëtarin nga burri civil, kalimtarin nga guerili, gjë që ndodhi edhe në Kumanovë”.
“Për ta, të gjithë banorët e Lagjes së Trimave ishin terroristë dhe për 15 orë ata nuk patën kohë të bëjnë diferencën mes një fëmije dhe një luftëtari”.
Sa i përket përfaqësimit të shqiptarëve dhe trajtimit të tyre në Maqedoni, Blushi shtoi se shqiptarët janë ata që vuajnë dhunën dhe paragjykimin e padrejtë, mohimin e të drejtave civile.
“Në këtë rast edhe dhimbja dhe nënçmimi është më i madh kur një qeveri antidemokratike i dhunon duke i ndarë shqiptarët nga maqedonasit”.
“Rasti konkret është se vijimi i mësimeve të nxënësve shqiptarë në Kumanovë bëhet në shkolla të veçanta, e jo në bashkësi me ata maqedonas. Ky pushtet i ndan në klasa – maqedonasit janë të klasës së parë, e shqiptarët të klasës së dytë”.
Blushi tregoi se nuk ka shkuar për t’i vizituar shqiptarët e Kumanovës me qëllimin që të garojë se cili politikan shqiptar po i viziton i pari, por për t’u solidarizuar me ta dhe me besimin se në qoftë se Maqedonia do të bëhet shtet demokratik, shqiptarët do të kenë jetë më të mirë duke kontribuar që të ketë paqe dhe zhvillim ekonomik afatgjatë.
“Shqipëria, si diell i këtij sistemi, ka një detyrim të madh të jetë një shtet më i fortë dhe më demokratik. Sa më e fortë që të jetë ajo, aq më shumë shpresë dhe model më të mirë kanë shqiptarët e Maqedonisë”.
“Shqipëria ka detyrim të jetë shtet demokratik dhe me influencë në Ballkan”, tha Blushi në Klan Kosova.
Rreth parashikimeve mbi ecurinë e demokracisë maqedonase, ai shtoi se kryeministri maqedonas Gruevski është kokëfortë dhe nuk ka ndërmend ta lëshojë pushtetin.
“Është e çuditshme se si një mazhorancë i kundërpërgjigjet opozitës me protestë, gjë që na kthen në kohën e Millosheviqit”.
“Po dha dorëheqje Gruevski, ai do të ndihej i poshtëruar, por qëndresa e tij cenon paqen ndëretnike midis shqiptarëve dhe maqedonasve”.
“Shqiptarët e Maqedonisë kanë lodhje dhe mërzi nga partitë shqiptare pasi këto parti vitet e fundit nuk kanë bërë sa duhet për ta zbatuar Marrëveshjen e Ohrit, respektimin e të drejtave në administratë dhe thithjen e investimeve në zonat e banuara me shqiptarë”, raporton Lapsi.
Blushi ka shpresë se në të ardhmen do të ishte mirë që Maqedonia të ishte vend ku tensionet të kenë rënë e të mos ketë parti të ndara shqiptare apo maqedone, por vetëm parti me ideologji, pasi partitë me programe etnike e mbajnë situatën të tensionuar.
Ky eshte nje klloun i pa ftyre.
Nuk vete asnjehere te takohet me zgjedhesit e vet ne Elbasan,qe e ka detyrim,por shkon dhe ben nje cfaqie te dhjere ne Maqedoni.
Ore,ARBEN DHE BATON,po cfar flitni more aman?
Po,pse ju mereni me cudirat dhe demagogjin e perdorur hdo here fjalen demagogjike,ta “famshme,,DEMOKRACI.
Po,demokracia nuk vlen more ju njerez,kur eshte ne pytje fashizmi sllavomaqedon apo sllavoserb,po cfar e perzini idealizmin apo filozofin demokratike,me nacionalfashizmin sllav 200.vjecar kundershqiptarve,cfar eshte fjala demokraci per sllavet qe nai kan nan trojet tona more aman?!!Demokraci politke dhe pluraliste behet neper shtetet dhe popujt qe jan,indipedente dhe me kufi te regulluar dhe ne trojet e veta te pa cenuara,pra ati behet dhe zhvillohet demokracia politike dhe pluraliste,kurse ne trojet tona,ne maqedoni,nen serbi,nen mal te zi,ne jemi roberr more njerez,dhe sllavet nuk bejn demokraci per popujt e rrobruar,por per veten dhe popullin e vet more ju te dyt si gazetar dhe politikan qe shiteni,dhe nuk i dine rregllat e politikes s^sllaveve qe ata rregull e kan ne gen,qe ti shfarosin shqiptaret nga trojet e tyre,kete a nuk e kuptoni?Ju,duhet te beni ate qe dzhet bere,pra tju thoni popullit se politikanet ali terbesh ameti,menduh thaci nuk jan per te drejtat e juaja,por jan per interesat e tyre partiake,dhe klanore qe familjet e veta ti pasuroin dhe ate,pa pun fare,por me an te korupcionit dhe vrasjeve.Epra,ju duhet shqiprin dhe kosoven me e pastrue nga demagogjit demokratike,por te behet politik kombtare me te drejtat e njeriut te barabart por jo me demagogji demokraci demokraci demokraci,ne xhdo treten fjal.Ju,duhet te punoni dhe ta zhvilloni shqiprin dhe kosove,te behen te forta ekonomikishte dhe ushtarakisht dhe kur te arihet atje ku them une,atehere fillon loja politike ne ballkan si popull me dy shtete te foreta dhe ju dilni zot shqiptarve ne trojet sllave,por jo me demokraci,se armiku nuk i mori trojet me demokraci por me luftra dhe shkatrime me perdhunime dhe masakra qysh ne kohen e lidhjes prizrenit,pra leni demagogjit ju lutem.
Kontrolli i larte i shtetit duhet te nxjerre tere shpenzimet e ketyre mender politikaneve e depumutave per 25 vjet jashte nen moton e Topallit te leshit:’Diplomaci parlamentare’ kur femijet po vdesin per buke e shqipetaret po arratisen.