Blushi tregon se pse refuzoi konferencën e OSBE (dhe ka një pyetje për ambasadorët)

DITA Online

 

Pse refuzoj konferencën e OSBE

Nga Ben Blushi

Ironi e madhe kur shikoj se të gjithë ata që penguan votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet e fundit të Qershorit, sot kanë organizuar një konferencë mbi Teknologjitë e Reja të Votimit.

Nuk harroj dot bisedat e stërzgjatura me të gjithë ambasadorët, që po flasin sot në këtë konferencë.

Pa përjashtim secili prej tyre ishte kundër futjes së teknologjisë në votim, aq sa njërit prej tyre u detyrova ti bëj këtë pyetje: Kush i organizon zgjedhjet, ju apo ne?

Këtë pyetje do tu bëja edhe sot, por duke e ditur përgjigjen refuzova ti përgjigjem ftesës për të marrë pjesë në një Konferencë, ku dhunuesit flasin më shumë se viktimat.

Meqë ra fjala, dua ti kujtoj të gjithëve se nga 65 kuti që KQZ hapi në Tiranë, LIBRAs i ishin vjedhur mbi 90 vota. LIBRA rezultoi me fakte partia më e vjedhur në zgjedhjet e 25 Qershorit.

Nëse votat do i kishte numëruar një makinë elektronike, LIBRA do kishte të paktën një mandat. Por me këmbënguljen e ambasadorëve votat në Shqipëri nuk i numëroi makina, por doganierët, taksidarët, hipotekarët dhe telendarët.

LIBRA është e vetmja parti që ka paditur disa numërues, që ende punojnë në administratë me bindjen, se asnjë prokuror nuk do hetojë krimin zgjedhor në Shqipëri dhe asnjë ambasador nuk do kritikojë prokurorët, që nuk inkriminojnë ata që vodhën votat.

Share This Article
2 Comments
  • Ik o Blush fanatik enveristi qe shkon ne varrezat e xhelateve te Enverit dhe ben homazhe bolshevike me shall te kuq ne qafe dhe me grushtin stalinist larte mbi koke.

    Ik se s’te beson kush ne Shqypnine e Lire dhe Demokratike me retoriken tende te llafoqylit per votime elektronike, sepse meso nga te tjeret qe e njohin Boten me shume se ti se keto votime elektronike mund te vidhen me shume se votime klasike me leter dhe se rezultatet me kete teknollogji ne Islande dhe Ameriken Latine duke filluar nga Venezuela e komunistit fanatik Hugo Cavez, ne Nikaragua e San Salvador e deri tek drogaxhinjte e Kolumbise dhe te Bolivise nuk kane dhene kurfare rrezultatesh.

    PO PSE ELEKTRONIKA DO TE FUSI TY NE PARLAMENT PA PUNUAR FARE NE BAZE O BENI QE S’DI TE ECI VETE I SHUTERIQEVE TE ENVERIT?

  • Zoti Blushi…….Sa vjen e me keq behet . Nuk ka liri ,nuk ka paqe ,nuk ka dashuri . nuk ka ligj ,dhe po munguan keto ,nuk ka shtet ,.E rrembyen katovicaret ,komplet tepsine ,per veheten e tyre ,por pa pasur as edhe nje kritikues ne parlament . E rrembyen dhe po hecin ne asfalt e pa pasur ferra eper kembe.. Cunat e tyre parlamentare, jane vene ne rresht per nje ,nga shefat e tyre .Jemi ne diktature , pa opozite te vertete.. Mjere ky popull, ku eshte , edhe ky milet bashkefajtore ,per kete katrahure shtet ..Ju uroj te gjithe te mirat ,me sinqeritet ,e ndjej personalisht ,mos qenien tuaj ne parlament … Keq e me keq ,po duket e ardhmja . Qofsha i gabuar , ose deshiroj te jem ne gjume..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *