Blushit: Bëj atë që bën më mirë

redaktor

Më detyrove përsëri të shkruaj. Nuk doja të merresha më me ty Ben Blushi, sepse e di se çdo gjë mund të jesh, vetëm njeri e deputet që përfaqëson PS-në, kurrë. Herën e parë që pata debat me ty, dhe me të drejtën e qytetarit të zonës ku ti u bëre deputet, me të drejtën si socialist që në krijimin e partisë, e si komisioner dhe pjesëtar në shtabin tënd elektoral, të kërkova thjesht që të interesohesh për punësimin e djalit. Kurse ju, me një gjuhë arrogante e të egër më the që t’i drejtohem Edi Ramës, sepse sipas teje, “vetëm ai ju ka premtuar për punë”.

Por plagën e zënë kore, e ngacmove përsëri më datë 11 janar të këtij viti, kur disa anëtarë të PS të Elbasanit, të kërkuan të vish të na takosh, por ju përsëri na drejtove të njëjtat fjalë, shkoni tek Edi Rama.

Kjo ndoshta është dhe nga xhelozia jote prej të sëmuri karrierist, sepse asnjëherë nuk u bëre dikushi në PS dhe ashtu ke për të ngelur, thjesht një numër rendor në sallën e Kuvendit Popullor. Më kujtohet një thënie e jotja kur shkove në selinë e BE-së në Bruksel, kur more një çmim për një libër tëndin, dhe aty ndoshta ke folur për herë të parë hapur. The, mbasi more këtë çmim, se kur vij këtu në Bruksel si politikan, e ndjej veten keq, kurse kur vij si shkrimtar, e ndjej veten shumë mirë. Dhe unë të them publikisht, që ne votuesit e zonës ku ti je zgjedhur deputet (mallkuar qoftë ajo ditë) të kemi zgjedhur të na përfaqësosh si politikan e deputet, dhe jo si shkrimtar. Më e ndershme dhe e moralshme për ty, është të japësh dorëheqje si deputet, dhe te vazhdosh aty ku ti e sheh veten më mirë.

 

Letër e nënshkruar,

Bujar Cani

Share This Article
1 Comment
  • Shum fjal te mençura ke than.
    Beni osht bloze ne politik por blush ne letersi,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *