Blushit i piratojnë librin e fundit

anazapta

Deputeti socialist, Ben Blushi, ka rënë pre e piraterisë. Libri i tij i fundit “Hëna e Shqipërisë” është shumëfishuar në mënyrë të paligjshme.

Piratimi i një libri është një procedurë e thjeshtë, që bëhet për qëllime përfitimi. Një kopje e librit e blerë në treg fillimisht skanohet dhe më pas ruhet në formatin PDF. Më pas mjafton një printim i thjeshtë apo një ribotim në shtypshkronjat e vogla, të cilat nuk ngurrojnë të bashkëpunojnë.

Librat që bien pre e piraterisë janë ata më të kërkuarit në treg, të cilët në këtë version të paligjshëm kushtojnë shumë më pak.

Nuk është hera e parë që një nga librat e Ben Blushit shumëfishohet në mënyrë të paligjshme. Pak vite më parë, kur Blushi botoi “Të jetosh në ishull”, vetëm pak javë pas daljes së librit në treg, paralelisht nisi të qarkullonte edhe versioni elektronik i tij.

Share This Article
4 Comments
    • Në këto raste francezët zbulojnë qendren e piratimit,shohin sa kopje ka piratuar dhe mbi bazen e numrit te kopjeve herë çmimin, i marin paratë piratuesit dhe ja japin autorit dhe shtepise botuese te tij!? Ky lloj piratimi duhet ndaluar sepse mund te përseritet me autorë të tjerë? Tung!

  • Lajmi eshte jo i plote se duhet te na jepet edhe burimi ku te mund ta shkarkojme ne pdf falas per te vertetuar lajmin….ahahahahah

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *