Efektivi i policisë rrugore që humbi jetën aksidentalisht në krye të detyrës mbrëmjen e së shtunës do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”. Trupi i pajetë i Selman Lenës është vendosur sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ku krerë të lartë të shtetit, drejtues të policisë, kolegë, miq e të afërm, të cilët zhvilluan homazhe në nder të tij. Homazhet vijuan për rreth 2 orë, ndërsa më pas trupi i tij u nis drejt varrezave të Babrrusë (Kodër e Kuqe), ku do të prehet përgjithmonë.
Homazhe ka zhvilluar edhe kryeministri Berisha, i cili tha se autori i krimit do të marrë përgjigjen e merituar. Ai uroi i shërim të shpejtë efektivit tjetër që mbeti i plagosur rëndë.
“U shpreh sot ngushëllimet e mia, dhimbjen pikëllimin për rënien në krye të detyrës të Selman Lenës, këtij inspektori të shkëlqyer të forcave tona të rendit, të efektivëve të rendit. Këtij prindi shembullor, qytetari të mrekullueshëm, birit të shquar të një familje por dhe të vendit. Lutem së bashku me ta që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar, sikundër kam besimin më të madh se ligji do të japë përgjigjen e merituar ndaj këtij akti kriminal të rëndë. Unë gjithashtu sot uroj që shoku i tij, që është në një gjendje shumë të rëndë, të përmirësohet, të shërohet”, u shpreh kryeministri Berisha.
BMW aksidenton dy policë rrugorë, njëri vdes, tjetri rëndë. Arrestohet autori
Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një efektivi të policisë, ndërsa një tjetër është palgosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kamëz, ku një mjet ‘BMV X5’, ka përplasur makinën e policisë dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Efektivi i policisë S.Lena ka ndërruar jetë pak minuta më pas në Spitalin Ushtarak, ndërsa efektivi tjetër P.Lleshi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas policisë, patrulla e policisë rrugore të Komisariatit numër 5 ndodhej pranë rreth rrotullimit të Bathores. Në momentin e aksidentit njëri nga policët kishte ndaluar një makinë me targa greke të cilës po i kontrollonte dokumentet, ndërsa polici tjetër ndodhej në afërsi të fugonit të policisë.
Makina ‘BMV X5’ e drejtuar nga Edmir Islam Koleci ka përplasur të dy policët. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë si dhe drejtues të saj, si Tonin Vocaj dhe Agron Kuliçaj, ndërsa pak orë më vonë është identifikuar edhe autori i ngjarjes, Edmir Koleci. Makina që shkaktoi aksidentin është gjetur e braktisur në Laknas. Policia vendosi 10 milionë lekë të vjetra shpërblim për cilindo që do të ofronte informacione të sakta lidhur me vendndodhjen e autorit të ngjarjes. Arrestimi i autorit u bë i mundur në orët e para të mëngjesit pranë ‘Katër Rrugëve të Shijakut’, në Durrës. Edmir Islam Koleci është 37 vjeç, ka lindur në Krumë dhe banues në Laknas, është emër i njohur për Policinë e Tiranës pasi është dënuar edhe më parë për vepra penale. Nga aksidenti humbi jetën S. Lena, 43 vjeç, me origjinë nga Mati, babai i 3 vajzave dhe banues në Kamëz. I plagosuri P.Lleshi, 47 vjeç, me origjinë nga Lezha, banues në Kodër Kamëz.
edmir koleci quhet
Pa pytni,clidhje ka me Zenin?Tregoni historine e BMW X5,si e ka siguru dhe nepermjet kuj?…Ashtë shumê skandaloze…
Po denimit te Dritan Dajtit kur po i del ne fund more bastard?
si gjithmone ju berisha i jepni vendin dhe drejtesine te gjithve
Interesant, po te njejtat fjale thote ky njeri kur kane ndodhur ngjarje te tilla! Person I mbaruar!