Boateng lë Schalken për Milanin

Dita

Kevin-Prins Boateng mund të largohet nga Shalke 04. Arsyet janë dy. E para, me transferimin e përfolur të Sami Khedirës në Gelsenkirshen, siç thuhet në mediat spanjolle dhe ato gjermane, mesfushorit do t’i shtohet konkurrenca dhe nuk bëhet fjalë për aspektin sportiv, por për atë ekonomik. Khedira do të kalojë me parametra zero nga Reali te Shalke 04, por paga e tij do të jetë shumë e lartë dhe Boateng duket se do të jetë “i sakrifikuari”. Së dyti, është dëshira e partneres së lojtarit, Melisa Sata, ajo që e nxit Boatengun të largohet. Ajo do që të rikthehet në Itali dhe me shumë mundësi te Milani.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *