Kevin-Prince Boateng do të veshë një fanellë të veçantë për t’i dhënë zemër Nouri, të riut të Ajax që pësoi një dëmtim në tru gjatë një ndeshje miqësore. Ai do ta nderojë lojtarin duke veshur një fanellë poshtë asaj zyrtare përgjatë gjithë sezonit 2017/18 në La Liga.
Nouri u rrëzua në tokë pa ndjenja gjatë miqësores së Ajax ndaj Werder Bremen në fillim të korrikut duke kaluar në koma. Ajax më pas konfirmoi se lojtari 20-vjeçar ka pasur në dëmtim serioz një tru.
Boateng, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur te klube si Milan dhe Schalke 04, do të veshë një bluzë poshtë fanellës së Las Palmas, me mbishkrimin “Praying 4 you” që do të thotë “duke u lutur për ty”. Mesfushori ganez ka nënshkruar një kontratë afatgjate gjatë merkatos së verës me klubin spanjoll.

