Në shëpinë e Milanit tashmë ka rënë alarmi për Boatengun. Ganezi ka shkuar në zyrat e Milanit, ku bashkë me agjentët e tij ka pasur një takim prej dy orësh me drejtorin e kuqezinjve Galianin dhe trajnerin Alegri. Në dalje Boateng nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë. Pyetjes: “Do të qëndrosh me Milanin?” i është përgjigjur “Natën e mirë!”. Flitet për një interesim shumë të madh të Gallatasarajit.
Kjo vizitë e Boaotengut, i cili ka një kontratë me Milanin deri në 2015-n, ishte e papritur. Thuhet se ka një interes shumë të madh të Gallatasarajit, që po hedh shifra të çmendura në treg. Të mos harrojmë edhe faktin se klubi turk, ka tashmë një marrëveshje me Internin dhe po pret një përgjigje nga Uesli Shnajder, përgjigje që do të jepet brenda 24 orëve.
Gjithsesi, Galiani ka deklaruar se Boatengu do të qëndrojë tek Milani dhe se nuk është në shitje. Ndërkohë Alegri u shpreh pak i bezdisur: “Pse Boatengu nuk ka konfirmuar qëndrimin tek Milani? Pyesni atë!” Më pas Milani deklaroi se gjatë takimit “u diskutuan disa detaje të vogla të kontratës”.
Arlinda Gjypi