Zvonimir Boban ka lëshuar fjalë tepër të ashpra në adresë të Mario Balotelit, për sjelljen brenda e jashtë fushës. Ish-ylli kroat i Milanit tani është një nga analistët më të vlerësuar në televizion dhe ndaj sulmuesit kuqezi nuk ka përdorur aspak diplomaci, duke thënë se në Milanin e dikurshëm Balotelin do ta kishin marrë me shpulla: “Baloteli? Boll folëm për këtë Balotelin, që në jetën e vet nuk ka bërë asgjë, përveçse ka ngrohur stolin kudo ku ka qenë. Ai do të jetë gjithmonë më i vogël se Milani dhe Milani do të jetë gjithmonë më i madh se ai. Mungesa e dëshirës nga ai vërteton që me trurin e tij nuk arrin të kuptojë disa gjëra, nuk kupton se çfarë do të thotë të veshës këtë fanellë. Të mësojë nga Kakà, lojtar që ka fituar gjithçka e që sigurisht është edhe më i pasur, por që ndryshe nga ai vrapon e impenjohet si djalosh i ri. Baloteli në Milanin tim do t’u kishte mbajtur çantat Van Bastenit, Weah-së, Shevçenkos. Dy ditë me radhë me vonesë në stërvitje? Në Milanin tim do ta kishin kapur me shpulla njerëz si Maldini, Desailly, Seba Rosi, Kostakurta, Barezi”.

Boban e ke gabim, e para Milani i atyre viteve nuk do te begendiste te merrte nje pufte si ky, njeri pa vlere dhe moral. E dyta edhe po ta kishte, nuk do ta kapnin me shpulla, por me shkelma bytheve kete te mangut nga truri. Kur nuk ja ka ditur Mancinit tek Interi qe trajtoji si femijen e tij dhe si perfundim tek Mancester Siti e kapi per fyti kete pleher, te tjeret leri….pune jev…..
jev… satom e tytet