Boçi: E kaluam shokun e humbjes, po bëjmë opozitë komplekse

anazapta

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, thotë se demokratët e kanë kaluar shokun e humbjes së zgjedhjeve dhe partia po rimëkëmbet. Ai akuzon qeverinë se “është mbyllur në një kullë të fildishtë” dhe shton se është detyra e opozitës ta shkundë atë në mëbyrë tërësore.

Boçit thotë për GSH se PD synon të bëjë një opozitë komplekse jo vetëm në Parlament, por edhe në media dhe nëpërmjet reagimit qytetar.

“Shkundja tërësore e një qeverisjeje të mbyllur në kullën e fildishtë të saj, nga ku realizon marrëveshje vrasëse ndaj së mirës dhe së ardhmes së qytetarëve, me anë të protestave, është një ndër alternativat e luftës e aksionit tonë politik, luftë e cila shpreh në mënyrë të koncentruar shqetësimin tonë dhe të publikut për shkarjen e vendit drejt pasigurisë ekonomike e sociale gjithnjë e në rritje. Sigurisht nuk është forma e vetme, por mbetet ndër më të domosdoshmet”.

“PD e ka nisur tashmë rimëkëmbjen e saj. “Shock”-u zgjedhor ka kaluar dhe futja e PD-së në një proces të tillë transparent zgjedhor të konceptuar si një kuvendim tërësor qytetar ka ngjallur energji dhe optimizëm politik. Sigurisht, këtu kemi të bëjmë me një proces kompleks, i cili përfshin nga njëra anë, si forcimin e mëtejshëm të lidershipit, si arritjen e një kohezioni politik të brendshëm të domosdoshëm, ashtu dhe rivitalizimin dhe furnizimin me mendje e njerëz të rinj të ngrehinës strukturore sonë politike. Bërja e një opozite komplekse, nga ana tjetër, e një opozite jo vetëm parlamentare mediatike e deklarative, por edhe qytetare, duke sensibilizuar reagimet për mosmbajtjen e atyre premtimeve që rrëmbyen votën e 23 qershorit, si dhe reagimet për gabimet seriale të kësaj qeverie arrogante, arbitrare, të papërgjegjshme, antikushtetuese, shpërfillëse, banale, do t’i shërbejë rritjes së besimit të anëtarëve dhe të votuesit dhe ndërtimit të një imazhi të PD, që jep shpresë për të ardhmen”,shprehet ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *