Akuza të reja janë bërë në adresë së ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqjaj. Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, tha se më 31 dhjetor, në drejtim të kompanisë së Ilir Beqajt janë hedhur 1 miliardë e 300 milionë lekë.
“Kur mijëra familje në vend, nuk gëzonin dot natën e vitit të ri prej varfërisë, mungesës së gjelit të tavolinat e tyre, Ilir Beqa i kishte shtuar pasurisë së tij edhe 1 miliardë e 300 milionë lekë”, tha ai.
Numri i tenderave për Intech plus-sipas deputetit demokrat-shtohen çdo ditë.
“Ky është korrupsioni i thellë e i pandalshëm i kësaj qeverie, i Edi Ramës dhe 40 hajdutëve të tij.
Kjo hajdutëri prej 3 vitesh sundon vendin, varfëron shqiptarët dhe pasuron Edi Ramën e ministrat e tij. Ky është viti i fundi i kësaj klike zhvatëse”, u shpreh ai. /Dita/

Ilir Beqja eshte kryehajduti me i madh. Nuk e kuptoj si ndot qeverine e vet Edi Rama me nje si ai