Ish deputeti: Tarifat për studentët, sërish të plota. Përgjysmimi, dhelpëri momentale e monumentale

Edona Llukacaj

Ish-deputeti i PD-së për Elbasanin, Luçiano Boçi ka komentuar miratimin e tarifave të reja për nivelin bachelor në universitete.  Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Boçi e ka konsideruar këtë një lëvizje të kryeministrit që i urren studentët dhe nuk merr në konsideratë kërkesat e tyre. Ai, në vijim, bën thirrje për protestë.

“Pas rritjes së mesatares që detyron të rinjtë shqiptarë t’i drejtohen eksodit akademik drejt vendeve të rajonit e drejt Evropës, vjen një tjetër goditje fatale për ëndrrat e tyre nga Rama. Tarifat e Bachelorit, të cilat miratohen nga qeveria, nuk kanë konsideruar kërkesat e tyre protestuese. Ato sërish janë të plota dhe penalizuese për familjet e studentëve.

Përgjysmimi ishte një dhelpëri momentale e monumentale, për të zbutur zemërimin që mori përpara qeverinë Rama. Në thelb Rama i urren studentët, urren dijen, si njeriu i palarë që urren ujin. E vetmja zgjidhje është protesta!” – shkruan ish-deputeti,

e.ll. / dita

Share This Article
5 Comments
  • kush po flet?
    keto letyrat e mbushen shqiperine me universitete fantazem. droga & krimi ishte sheshit…
    tani kane goje te flasin.
    bertet hajduti, kapeni hajdutin.

  • Me mendet e ketij ish deputeti studentet nuk shkojne dot as deri ne WC se duhet ta bejne me zvarritje.Z.luciani po i le te tjerat por po te them vetem nje Studentete dijne se i mbyturi te mbyt.Keshtu eshte edhe puna r jote.mbasi ke humbut te gjitha betejat me drejtimin e shtetit.Tani kerkon te nxjerresh geshtenjat me duart e studenteve.Hallin tend e dijme te gjithe.

  • Po ky kellira kur ishte ne pushtet cfare beri per ne studentet?
    Soj i poshter dhe i ndyre qe qurraviteni vetem per karrigen tuaj…ptu

  • Ti Luciano , Kryegangsteri i pd-lesheli Muli gangu , dhe Elmaz hamuti i pd -gramshit jeni te pergjeruar per studentet, ju u tretet duke menduar per keta studente,,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *