Ministria e Financave ka shpallur dy ditë më parë tenderin ndërkombëtar për dhënien me koncesion të shërbimit të monitorimit dhe të fiskalizimit të lojërave të fatit në Shqipëri. Në thelb ky koncesion konsiston në kontrollin nga një operator privat të xhiros mujore të të gjitha pikave të basteve dhe të lojërave të fatit në Shqipëri. Sistemi i kontrollit mbi këto lojëra është një sistem shumë i avancuar dhe i kushtueshëm dhe një numër shumë i kufizuar kompanish ndërkombëtare zotërojnë teknologjinë dhe burimet njerëzore për ta realizuar këtë skemë kontrolli. Ndaj dhe në shpalljen paraprake, Ministria e Financave paralajmëron dhe një shpallje të këtij tenderi në një gazetë të njohur ndërkombëtare në tre numra të njëpasnjëshëm. Historia e konceptimit të këtij koncesioni duket se ka lidhje me vizitën e bërë në Tetor të vitit 2010 nga ish-gjenerali i NATO-s Uesli Klark në Tiranë. Më datën 5 tetor të këtij viti, Klark u takua me Berishën, ndërsa një ditë para këtij takimi ish-gjenerali ka drekuar me biznesmenin serbo-boshnjak Damir Fazlliçc ku kanë diskutuar sëbashku për më tepër se 2 orë.
Koncesioni
Ka qenë vetë Këshilli i Ministrave i cili në njoftimin zyrtar të vitit 2010 bëri të ditur se ish-gjenerali amerikan kishte sjellë në Tiranë idenë e projektit për fiskalizimin dhe kontrollin mbi të ardhurat e lojërave të fatit. Madje në njoftimin e qeverisë përmendej dhe shifra prej 100 milionë eurosh e cila do të përfitohej në buxhet si pasojë e futjes së kontrollit në pikat e lojërave të fatit. Në fakt, Uesli Klark ka interesa në Shqipëri në kompaninë naftë-nxjerrëse Bankers Petroleum, ndërsa vizita e tij e vitit 2010 në të cilën kërkoi dhënien me koncesion të sistemit për lojërat e fatit duket se ka marrë shtysë dhe nga biznesmeni Fazlliç. Ky i fundit, sikurse është bërë e ditur dhe në medie është një njeri tejet influent pranë rrethit të kryeministrit dhe ka zhvilluar biznes me disa nga familjarët e Berishës. Në fakt, ky koncesion konsiderohet si një ndër më të begatët dhe një biznes i garantuar nëse i referohesh artikujve ndërkombëtarë mbi sistemin e fiskalizimit të lojërave të fatit.
Kontrolli
Janë vetëm një grusht kompanish në të gjithë botën ato që kanë zhvilluar sistemin e kontrollit dhe fiskalizimit të lojërave të fatit. Ky kontroll do të përfshijë të gjitha tipet e lojërave ku lojërat e makinave kompjuterike do të jenë më të lehtat për tu përfshirë brenda sistemit. Është një sistem i cili fillimisht është aplikuar në “Las Vegas” dhe më pas është shtrirë
në të gjithë SHBA-në dhe përtej saj. Vlen të theksohet se aplikimi i kontrollit dhe monitorimit të xhiros në lojërat e fatit shpesh ka reduktuar evazionin e shkaktuar në biznesin e lojërave të fatit, ndërsa kompanitë që fitojnë të drejtën për të bërë këtë monitorim fitojnë një rol kyç dhe strategjik në biznesin miliarder të lojërave të fatit, pasi në thelb kthehen jo vetëm në matës të të ardhurave të tyre por edhe në përcaktues të “rregullave të lojës” duke ndikuar këtë treg kaq shumë të lakmuar dhe fitimprurës.
5 Tetor 2010, pasqyrimi në medie e takimit mes Uesli Klark me Berishën dhe Damir Fazlliç
Pas takimit në Tiranë me biznesmenin serbo-boshnjak, Damir Fazlliç gjenerali suprem i NATO-s, Uesley Clark është pritur nga kreu i qeverisë Sali Berisha. Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës në Shqipëri të Clark, si përfaqësues biznesi.
Ish-gjenerali i NATO-s gjatë kohës së bombardimit të Serbisë ka shprehur interes për biznesin e lojërave të fatit në Shqipëri. Ai i prezantoi kryeministrit Berisha një sistem elektronik kontrolli dhe menaxhimi të lojërave të fatit. Sipas lajmit të bërë publik në faqen e kryeministrisë, sistemi garanton transparencë dhe eficencë në procesin e funksionimit të lojërave të fatit, elektronike, si dhe vjeljen reale të taksave nga ky lloj biznesi.
“Si rezultat i aplikimit të këtij sistemi rriten më shumë se 100 milionë të ardhurat e pavjelura nga lojërat e fatit on-line akoma të pakontrollueshme. Ky është një tjetër funksion që rrit transparencën e biznesit ndaj autoriteteve të mbledhjes së taksave dhe që siguron kontrollin e plotë dhe efiçent të ketij sektori biznesi “, – sqaron zyra e shtypit e kryeministrisë.
Në faqen zyrtare të Këshillit të ministrave theksohet se Kryeministri Berisha i prezantoi gjeneralit Clark situatën e qeverisjes elektronike, reformat e ndërmarra në këtë fushë, si dhe e falenderoi për projekt propozimin, i cili shton kontributet në fushën e shërbimeve dhe veprimeve on-line. Kryeministri u shpreh se projekti do të shqyrtohej dhe vlerësohej konform ligjeve dhe rregullave në fuqi, nga ministritë përkatëse.
Vizita e gjeneralit Clark vjen në një kohë kur komisioni parlamentar i ekonomisë miratoi pak ditë me parë ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave në ligjin për lojërat e fatit. Një prej ndryshimeve ka të bëjë me ofrimin e gjuhës shqipe në makineritë e lojërave të fatit. Opozita kundërshtoi, me argumentin se me këtë lehtësi, qytetarët nxiten që të luajnë në këto lojëra.
Gjenerali në pension Uesley Clark është parë një ditë më parë në Tiranë në një takim me biznesmenin serbo-boshnjak Damir Fazlliç. Takimi është zhvilluar në një prej hoteleve luksoze te kryqytetit ndërsa mësohet se biseda ka zgjatur për më shumë se nje ore. Nuk dihen detaje më të rëndësishme nga takimi mes Clark dhe Fazlliç, shoqëruar dhe nga një person i tretë, por biznesmeni serbo-boshnjak ushtron aktivitet të fuqishëm në Tiranë në fushën e naftës dhe të gazit.
Ndërkaq Gjenerali i NATO-s që njihet si një nga ushtarakët që u caktua nga NATO për të udhëhequr luftën në Kosovë, në vitin 2007, më 24 prill bëri një vizitë në Shqipëri ku zhvilloi takime me kryeministrin Berisha. Por në takimin e fundit në Tiranë ai erdhi si përfaqësues i firmës Blankers Petroleum dhe interesohej për privatizimin e kompanisë shtetërore të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës ARMO.
shqiperia po vidhe cdo dite e me keq ndaj nuk duhet lejuar me dhe kete e kane ne dore shqiptare kete a kane ne dore nepermjet votes se lire kete kane ne dore ta shporrin keta hajdute te poshter
shqiperia esht ebere vendi i koncesioneve kur shteti ska lek fal nje gje sepse te gjithe keto falet seps ka nje vlere t emadhe nderkoh e japin me cmim te lire qe te marrin sa me shume para para se te ikin
shqiperia esht ekthyer ne monopolin e slai ebrishes dhe te ministrave t etij qe ata kane gjithcka kane ne kete vend nderkohe qe vendi eshte ne katastrofe ekonomike dh evuan per varferine dhe skamjen qe eka kapluar ate
stop ketyr ekoncesioneve qe po shkaterrojne ekonomine,stop ketyre koncesioneve qe po shkaterrojne besimin ne politikat ekonomike ne vend dhe qe behen vetme epr fushate e jo per plan strategjik per zhvillimin e vendit
partia socialiste besojme t egjithe se do i rishikoje te gjithe keto koncesione te turpshme qe slai berisha krijoi ne vend se bashku me shpuren e tij te pasanikeve nderkohe qe vendi ka nevoje per politika te drejta ekonomike e jo erp vjedhje
kjo qeveri eshte pronare e pikash te ndryshme basti e kazinosh e po mundohet qe ne shqiperi te induktoje nje politike t etille qe te gjithe t ejene te varru nga to dhe te fitojne ca para per vete
ndaj bode stop ksaj gjeje te poshter qe keni induktu ne vend ksaj kulture hajdutesh dhe bixhozlliku qe nuk e nxjerr vendi nga kriza po e fut ate me thelle se bashku me rinine
rinia ne vend vuan per pun e jo per vend per te luajtur bixhoz por kjo qeveri nuk i intereson aspak kjo gje dhe me shume i intereson qe rinia dhe te gjithe shqiptaret te ngulen aty duke luajtur bixhoz dhe ato pak para qe kane qe te fitoje qeveira
saliu esht ei interesuar per nje shqiperi te varfer per nje shqiperi dhe te rinj qe luajne vetme bixhoz e jo te rinj qe kerkojne vende pune ndaj po indukton kete menyre qeverisje en vend