Bode: Kur qeverisnim ne, invalidët ishin prioritet

anazapta

Ish-ministri i Financave, Ritvan Bode, akuzon qeverinë për mosshlyerjen e pagesave të personave me aftësi të kufizuara. Bode tha se gjatë kohës kur PD ishte në pushtet, pagesat për këtë kategori nuk vonoheshin asnjëherë.

Pavarësisht se pak ditë më parë, ministri Erion Veliaj publikoi një letërkëmbim mes dy ish-ministrave Spiro Ksera dhe Ritvan Bode, ku bëhej me dije se fondet e personave me aftësi të kufizuara ishin shpenzuar në fushatë, ish-kreu i Financave tha se për qeverinë e re, kjo kategori nuk mund të jenë prioritet.

“Personat me aftësi të kufizuara në ditën ndërkombëtare të tyre gjenden të braktisur dhe të harruar nga qeveria “Rama”, pagesat për ta janë pezulluar nga kjo qeveri sepse ata nuk janë dhe nuk mund të jenë prioritet i qeverisë “Rama”.

Qeveria “Rama”, një muaj më parë ndryshoi buxhetin e vitit 2012, duke rritur huamarrjen me 240 milionë dollarë më shumë, duke i njohur të drejtën vetes në katër muaj qeverisje të tij të marrë 400 milionë dollarë borxh, por në këtë buxhet nuk është shtuar asnjë kacidhe për PAK”, tha Bode.

Më tej, ai shtoi se gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Financave, pagesat për këtë kategori sociale ishin prioritet.

“Në qeverisjen e PD, fatura sociale nga 61.8 miliardë dollarë u çua në 141 miliardë lekë, 1.4 miliardë dollarë ose rritur në më shumë se 2.3 herë. Vetëm për personat me aftësi të kufizuara, fondet u rritën nga 10.5 miliardë dollarë në 18.1 miliardë lekë. Pagesa e kësaj kategorie është konsideruar gjithmonë prioritare dhe asnjëherë nuk është vonuar apo nuk është futur në radhën e pagesave të thesarit”, tha Bode.

 

 

 

Share This Article
5 Comments
  • Bode ! mos beje rolin e te diturit e se nuk ke perfituar nga pushteti qe kishe mbi shtetin-je mashtruse e i korruptuar si ju .

  • Prandaj ky edbzes e bire edebzesi e la arkeologjike e shtetit se bashku shpellarinj e fullaninn bosh e si sytë e ttyre e qe gjuha pellcasin barabartë e ishalla

  • Me ndoj se puna e invalitve duhet rishikuar,ndermjet nje komisioni ligjor,me mjeke jo te korruptuar,per ti dhene statusin e invaliditetit te vertete e jo atij te fallsifikuar!?
    Nuk ka qeveri ne bote te rimbursje pagesa mujore ndaj fallsifikatorve,qe kerkojn ne kushte te veshtira ekonomike te spekullojne me shendetin,ne dem te ekonomis se renduar te shqiprise!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *