Kompania turke Kurum më në fund ka shlyer këstin e parë të vlerës së privatizimit të katër hidrocentraleve. Ministri i Financave, Ridvan Bode, tha dje se tre ditë më parë Kurum ka paguar 57 milionë eurot e para, ndërsa pjesa e mbetur do të paguhet brenda dy javësh. Bode tha se të ardhurat nga privatizimi i HEC-eve do të shkojnë për të ulur deficitin buxhetor shtesë, që u krijua për të shlyer detyrimet e prapambetura ndaj bizneseve. Zoti Bode tha se qeveria ka paguar gjatë këtij viti rreth 105 milionë euro detyrime të prapambetura. Pagesa e këstit të parë u bë vetëm pasi qeveria pranoi t’i njihte kompanisë Kurum një vlerë prej 3 miliardë lekësh TVSH e parimbursuar, që do të zbritet nga vlera e privatizimit të HEC-eve prej 109.5 milionë eurosh.

Prandaj paska pasur para per Podesten…