“Shqipëria renditet në vendet e para në rajon për zhvillimin ekonomik. Modeli ynë prodhon rritje ekonomike, prandaj krijuam mirëqenie”, është shprehur sot ministri i Financave, Ritvan Bode, gjatë një takimi në Korçë. Sipas tij, modeli i taksave të ulëta ishte ai që i solli sukes qeverisë “Berisha”. Si një ndër figurat kryesore të qeverisë dhe PD-së, Bode është shprehur se demokratët do të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme dhe do të ruajnë koalicionin me LSI-në, i cili sipas tij i plotëson aspiratat e shqiptarëve.
“Fitorja e PD në 2013 do të vazhdojë të thellohet. Zhvillimi ekonomik u implikua nga kriza, u ul ritmi i saj, por ne jemi të vendosur në alternativën tonë. Modeli i taksave të ulëta, është modeli që kërkon integrimin, është vital as opozita nuk mund ta mohojë. Përballë nesh ka një alternativë të përvarur. Bllokmenët e murit të bllokimit bllokojnë statusin, ashtu siç donin të bllokonin edhe vizat. Përdorën qarkun e Fierit për të bllokuar”, tha Bode.