Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: “Boeing Boeing” i kalon 70 shfaqje me sallën plot
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kulture > “Boeing Boeing” i kalon 70 shfaqje me sallën plot
KultureLajmi i fundit

“Boeing Boeing” i kalon 70 shfaqje me sallën plot

Ornela
Published January 15, 2019
Share
SHARE

“Boeing Boeing” cilësuar si komedia e jashtëzakonshme rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” për pesë net me radhë për publikun. Komedia mbrëmjet e datave 21-22-23-24-25 ora 19:00 shfaqet në sallën Moliere. Aventurat dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe vijnë në komedinë me autor Marc Camoletti, përkthyer me mjeshtëri nga Nasi Lera. Regjisori Kiço Londo ka zgjedhur kastin e aktorëve Amos Muji Zaharia, Rudina Dembacaj, Gentian Zenelaj, Alesia Xhemalaj, Andia Xhunga dhe Linda Jarani. Regjisori Londo tregon se pas kërkesave të mëdha të publikut komedia rikthehet në skenë.

“Komedia “Boeing Boeing” rikthehet në skenën e teatrit për publikun. Pas suksesit që pati me sallën plot në teatër, kërkesave të njerëzve për bileta për të parë shfaqjen, ku më herët netët e saj u mbyllën me sallën plot ne vendosëm ta rikthejmë në Teatrin Kombëtar Eksperimental”, pohon regjisori Kiço Londo.

Komedia “Boeing Boeing” vjen në skenë me regji nga Kiço Londo, i cili premierën nuk e prezantoi në fillim në skenat e Tiranës si ndodh zakonisht, por në teatrot e qyteteve. “Boeing Boeing” është një shfaqje e rajonit Durrës- Lezhë dhe me shumë sukses është dhënë më parë në sallat e teatrove në Durrës, Elbasan, Fier, Tiranë, Shkodër dhe Korçë. Vepra e cila vjen e përkthyer nga Nasi Lera është me skenografi nga Genta Qyrku, kostumografe Realda Malo dhe art-design Klea Mani. Aktive në skenën e teatrit këtë herë aktorja Alessia Xhemalaj vjen si stjuardesa Zhaklin. Personazhi që ajo interpreton është stjuardesa franceze, Zhaklin. Një vajzë plot jetë shumë aktive dhe e mbushur me dashuri për të fejuarin e saj.

“Qëllimi i saj është familja dhe dëshiron të martohet sa më parë për të qenë në krahët e Bernardit. Bashkë me regjisorin Kiço Londo jemi përpjekur ta sjellim personazhin me shumë elegancë, sharm dhe autoritet në të njëjtën kohë”, thotë aktorja Xhemalaj, që këtë herë është në veprën e francezit Marc Camoletti. Kjo është një shfaqjee rajonit, dhe është një nismë e re e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, i cili ka ngritur teatrin e rajonit për ti shkuar sa më pranë shqiptarëve.

Vepra në skenë

Ngjarjet ndodhin në Paris në ditët e sotme. Një komedi e bujshme, në venat e së cilës rrjedh gjak si ai i komedive të Shekspirit me incidente të hareshme dhe ngatërrim identitetesh, “Boeing Boeing” paraqet aventurat dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe. Tri stjuardesa njëra më e bukur se tjetra, një franceze një gjermane dhe një amerikane, secila duke besuar se është e fejuara e Bernardit. Më parë Bernardi ka ditur t’i xhonglerojë këto gra, falë zotërimit të orarit të detajuar të fluturimeve të tyre.

Kur situata ndryshon dhe të tria gratë e tij mbërrijnë në apartament në të njëjtën ditë, Bernardi me ndihmën e shokut të tij Robert lufton me të gjitha mënyrat, që ato të mos e marrin vesh të vërtetën. Bernard e mban njërën në ajër, njërën në tokë dhe tjetrën të varur. Komedia fillon në momentin kur fati i sjell të gjithë personazhet në të njëjtin vend, pikërisht në shtëpinë e Bernardit. Ai arrin të dalë nga situata falë mikut të tij, Robert. Bazuar në një farsë klasike të shkruar nga dramaturgu francez, Marc Camoletti, në vitin 1960, kjo vepër arriti të rrëmbej dy çmime, Tony Aëard në 2008 dhe Broadway Revival Edicion, po atë vit./DITA

 

Ornela January 15, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?