Bogdani jep zemër: Besoj te fitorja ndaj Armenisë

redaktor

Në ndeshjen me Armeninë do të jetë e rëndësishme mbi të gjitha shënimi i një goli dhe askush tjetër më mirë se Erjon Bogdani, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për kuqezinjtë, nuk mund të japë këshilla për dërgimin e topit në rrjetë. Përpara përballjes së 29 marsit, Bogdani vizitoi përfaqësuesen gjatë grumbullimit të saj në “Tropikal” për të takuar ish kolegët e tij në përfaqësuese dhe pse jo dhe për të dhënë ndonjë këshillë për dërgimin e topit në rrjetë.

“Ishte një ftesë nga djemtë për t’i vizituar në prag të kësaj ndeshje dhe e pranova me kënaqësi ftesën e tyre, pse jo dhe për t’i dhënë ndonjë këshillë në prag të kësaj ndeshje shumë të rëndësishme për ne”, tha Bogdani.

Ndeshjet e fundit të Shqipërisë e bëjnë Bogdanin të jetë optimist për marrjen e një rezultati pozitiv ndaj Armenisë.

“Duke u bazuar në tre ndeshjet e fundit dhe lojërat që ka zhvilluar kombëtarja, na ka bërë të gjithë të jemi shumë optimistë për marrjen e një rezultati pozitiv ndaj Armenisë dhe të shpresojmë gjithashtu në ëndrrën tonë të madhe, që është kualifikimi”, theksoi ish-bomberi.

Sulmuesi që ka luajtur për 74 ndeshje me përfaqësuesen në të tilla përballje ndjen thirrjen e fanellës por tashmë që ka varur këpucët në gozhdë, Erjoni premton se do të japë maksimumin nga tribuna duke përkrahur përfaqësuesen si tifozi i saj numër 1.

“Sigurisht që ndonjëherë ndjej nevojë për të zbritur në fushë, por gjithsesi unë mbetem pranë kombëtares dhe pavarësisht se nuk luajë më, jam tifozi numër 1 i Shqipërisë dhe do të jap përkrahjen time nga tribuna”, shtoi tiranasi.

Në fund dhe një këshillë e Erjon Bogdanit për ish-shokët e tij kuqezinj në prag të ndeshjes me Armeninë.

“Këshilla ime për djemtë është që të luajnë siç luajtën ndaj Francës, sepse me atë lojë e kemi të sigurt fitoren”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *