Erjon Bogdanit është pranë kalimit te Noçerina, skuadër që luanë në kategorinë e tretë të futbollit italian. Pas shumë vitesh në nivelin më të lartë, në Serinë A dhe B, duke se tashmë 36-vjeçari po mendon thjesht të shtyjë edhe pak kohë në fushë. Aktualisht ai është lojtar i lirë, pas skadimit të kontratës me Sienën. Ai ka shkuar në Itali në vitin 2000, duke u transferuar te Rexhina nga NK Zagreb i Kroacisë. Ka ndërruar shumë skuadra në dy seritë e larta dhe me disa prej tyre ka pasur suksese të konsiderueshëm. Viti më i mirë në Serinë A ka qenë 2004-2005 me Sienën, kur shënoi 11 gola, ndërkohë që një sezon më parë ka pasur kuotën më të lartë, 17 gola me Veronën në Serinë B. Veç këtyre skuadrave, Bogdani ka pasur sukses edhe te Salernitana, ku kaloi një sezon i huazuar nga Rexhina. Në sezonin e fundit në Serinë A, me Sienën, Bogdani shënoi vetëm dy gola në 18 ndeshje, prej të cilave vetëm katër si titullar. Ai mungoi në ndeshjen e fundit të kombëtares së Shqipërisë, për të cilën është golashënuesi më i mirë në histori, me 19 gola.