Bogdanov do e ndjekë kombëtaren serbe nga burgu

Gazeta Dita

Federata Serbe e Futbollit në bashkëpunim me autoritet përgjejgjëse për vruajtjen e rendit në Serbi janë të lodhura nga incidentet në stadiumet e futbollit sidomos kur luan kombëtarja dhe të paktën për ndeshjen e sotme kërkojnë t’i shmangin.

Serbia luan sonte kundër Uellsit në shtëpinë e saj për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018” dhe nga institucionet përgjegjëse është marrë vendimi që asnjë tifoz me precedent në polici për sjellje të gabuar gjatë ndeshjeve të futbollit nuk do të lejohet të futet në stadium, raporton “Kurir”.

Një prej tyre i përfshirë në listën e të ndaluarve është huligani i njohur Ivan Bogdanov. Ai fitoi famë në vitin 2010 me trazirat e shkaktuar në Xhenoa gjatë ndeshjes Itali-Serbi, ndërkohë që ishte një nga tifozët më problematikë edhe gjatë ndeshjes së 14 tetorit 2014 mes Serbisë dhe Shqipërisë, pavarësisht se prej vitesh e ka të ndaluar të futet në stadium gjatë ndeshjeve të përfaqësueses së vendit të tij.
Sot, gjatë orarit të ndeshjes Serbi-Uells, ai duhet të paraqitet në një prej komisariateve të policisë dhe duhet të qëndrojë aty derisa të përfundojë takimi. Në rast se Bogdanov nuk e bën diçka të tillë, atëherë për të do të lëshohet urdhër arresti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *