Një grup i posaçëm pune është ngritur nga Partia Socialiste, përmes të cilit pritet të propozohen sanksione të forta në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë për deputetët që do të përdorin dhunë të çdo forme apo fjalë të rënda në parlament.
Ky vendim u mor në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, që u drejtua nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama. Grupi ngrihet pas incidentit të enjten e shkuar në seancë plenare, kur deputeti i PD-së Edi Paloka sulmoi me një shiringë me bojë kryeministrin Edi Rama.
Vetë socialistët përmes kryetarit të grupit Taulant Balla thanë se do të kërkonin përjashtimin e Palokës nga funksioni i nënkryetarit të Kuvendit, që ai ka. Por sot në mbledhje grupi u mor vendimi për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit dhe për të vënë penalitete të forta në raste të dhunës dhe incidenteve brenda sallës së Parlamentit.
Grupi i punës do të drejtohet nga kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
o.j/dita

Per fyerjet dhe goditjet me cfaredo mjeti ne perlament te kete masa te rrepta ligjore:per fyerjet dhe shpifjet gjobe deri ne nji page dhe [erjashtim nga seancat
parlamentare;ndersa per goditjet me cfaredolloi mjeti denim me burg!
Per fyerjet dhe goditjet me cfaredo mjeti ne perlament te kete masa te rrepta ligjore:per fyerjet dhe shpifjet gjobe deri ne nji page dhe perjashtim nga seancat
parlamentare;ndersa per goditjet me cfaredolloi mjeti denim me burg!