Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Bojaxhi: Jo nëpunës politikë në bashki
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajme Flash > Bojaxhi: Jo nëpunës politikë në bashki
Lajme FlashPolitike

Bojaxhi: Jo nëpunës politikë në bashki

redaktor
Published May 27, 2015
Share
SHARE

Gjergj Bojaxhi ka prezantuar, në një takim me mbështetës e qytetarë të kryeqytetit, vizionin e tij për Tiranën. Për kandidatin e pavarur, mirëqeverisja nis nga përzgjedhja e burimeve njerëzore, mbi bazë meritokracie dhe larg militantizmit të partive politike.

“Për këtë arsye, jo vetëm punonjësit e thjeshtë të bashkisë, jo vetëm drejtorët, por edhe nënkryetari i Bashkisë duhet të zgjidhet me konkurs. Ata që do të jenë nënkryetarë apo nënkryetare të Bashkisë, por edhe të gjithë ata qytetarë të Tiranës që e ndiejnë veten të aftë, duhet të aplikojnë dhe do të kenë mundësinë të përzgjidhen për të pasur këto role”, tha Bojaxhi.

Rezultati i përzgjedhjes së atyre që i shërbejnë kryeqytetit mbi baza partiake, sipas zotit Bojaxhi, është shërbimi i dobët ndaj qytetarëve, e për pasojë, cilësi e ulët e jetesës. Zgjidhja e problemit të Tiranës, sipas tij, vjen përmes rregullimit dhe mirëmenaxhimit të financave brenda bashkisë.

“Jemi duke i dëgjuar gjatë gjithë kohës politikanët tanë se si do t’i ulin apo ngrenë taksat, se si do të ndihmojnë me taksat një grupim apo një tjetër, por a i keni dëgjuar ndonjëherë të diskutojnë sa taksa mbledhin nga ato që janë? Një përqindje shumë, shumë të ulët. Kjo vjen, sepse nuk ndërtojmë kapacitete njerëzore dhe janë gjithë kohës duke bërë përjashtime”, theksoi më tej kandidati i pavarur.

 

redaktor May 27, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Bekimi says:
    May 27, 2015 at 3:14 pm

    Bojaxhi eshte nje kandidat i cili ka ardhur ne kete fushate si pasoje e klani te nje partie dhe ben fasada njesoj sikur edhe kandidati i fiqve. Modeli dhe ideja e konkursit eshte nje risi e genjeshtert te cilen e perdor dhe e lodhi se perdoruri ne cdo media edi rama por ne fund nuk morem asgje me shume se militant ne cdo drejtori! Bojaxhi nqs do ti futet seriozisht kedsaj pune duhet te vij me ide dhe projekte te ndryshme perndryshe do jete konkurenti me i forte i Sazanit per vendet e fundit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?