Bojaxhiu: Basha i paaftë, e kam thënë herët

redaktor

Këtë të enjte në emisionin e tij, gazetari Sokol Balla kishte ndërtuar një panel me të ftuar për të diskutuar mbi opozitën dhe të ardhmen e saj, duke u nisur edhe nga Kongresi i fundit i Partisë Demokratike.

Në atë mbrëmje televizive, mes të pranishmëve ishte edhe Gjergj Bojaxhi, i cili prej kohësh njihet si një figurë kritike ndaj familjes së tij demokrate. Gjatë emisionit ai tha hapur se në fushatën që është bërë për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike ai ka qenë kundra zgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të saj. Madje ishte kundër filozofisë së tij politike duke dalë hapur kundër tij.

Ai pohoi dhe siguroi shikuesit që ky mendim nuk i ka lindur tani, por këtë ide ka patur qysh kur Basha u afrua për të qenë pjesë e Partisë si drejtues i saj. Ai e konsideron atë si një person jo të aftë për të qenë menaxher i mirë i forcës opozitare ashtu siç ajo e meriton.

E për të gjithë këtë mendim ndryshe, në të mirë të forcës së djathtë, demokratët e kalibrit brenda PD-së e kanë shpallur Gjergjin armik të Partisë. Sikur nuk shkon me parimet e saj!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *