Dështon Samiti i Ohrit, presidentët bojkotojnë

redaktor

Samiti i Ohrit është anuluar. Kjo tashmë është konfirmuar nga vetë presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, si organizator i tij.

Ivanov gjatë një konference për shtyp tha se ky takim u anulua në mënyrë që të ruheshin interesat dhe dinjiteti i Maqedonisë. “Maqedonia nuk dëshiron të bëhet pjesë e lojës me veton dhe më së paku me bojkotimin”, ka thënë ai.

Samiti është anuluar pasi tri shtete (Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Rumania) nuk janë pajtuar që Kosova të ftohej ndërsa presidenti i Shqipërisë dhe Kroacisë më pas kumtuan se nuk do të merrnin pjesë në të, pasi nuk ishte ftuar Kosova.

“Maqedonia është sjellë në përputhje me aktet e procesit. Për fat të keq, paragjykimet e vjetra ballkanike dhe komplekset janë aktivizuar në këtë samit dhe nuk do të lejojë që ato akte të shkelen pas shpinës së Maqedonisë dhe për to çmimin ta paguajë Maqedonia”, tha Ivanov si organizator i këtij samiti të dështuar.

Share This Article
1 Comment
  • Lolot e serbise si ky qe shihni ne foto kerkon qe te bej veze ne furik te te tjereve per llogari te ustait te tij. Ben siku i a kane fajin te tjeret per deshtimin e samitit, nderkohe qe eshte i varur nga serbet. ben dhe zbaton skenaret ogurzinj qe i servirin ata ne emer te sllavizmit dhe ortodoksise ekstreme.
    Kur do te bej ndonjehere shtet maqedonia qe ka mprehur shpaten e zgjeron fushata raciste ne vendin e saj?
    Bay-bay…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *