Mazhoranca duket se ka gati kundërpërgjigjen për bojkotin e opozitës në punimet e komisioneve parlamentare, pengesë dhe për miratimin e projektligjeve, në mungesë të kourumit. Ligjvënësit socialistë propozojnë ndryshim të mënyrës së funksionimit dhe të organizimit të komisioneve të përhershme, duke shkuar deri dhe në ndërhyrje në Rregulloren e Kuvendit. Për deputetin e PS-së, njëherësh sekretar i Komisionit të Ligjeve, Armando Subashi riformatimi i komisioneve është i domosdoshëm, pasi ato janë tejfryrë.
“Nëse komisionet do të jenë më të pakta në numër do të jenë më fleksibël dhe mundësia për të bërë punë të vërtetë do të jetë më e madhe. Nuk është problem që do të tkurren komisionet. Ato duhet të riformatohen edhe një herë dhe të përcaktohen në parim një numër i caktuar. Rregullorja detyron që çdo depturet të marrë pejsë në të paktën një komision, një shpërndarje e mirë e 140 deputetëve në 8 komisione që ka Kuvendi është plotësisht e mundshme të bëhet, dhe ku secili deputet të shkojë atje ku do të ketë rendimementin më të madh”, vuri në dukje Subashi.
Një qëndrim i tillë, ka dhe mëbështetjen e LSI-së.
“Unë jam i përqëndruar kryesisht në thelbin dhe në kualitetin të diskutimit të gjërave në këto komisione. Kjo mazhorancë është demostruar shumë e kujdesur, kur e ka kërkuar nevoja kritike, në mënyrë që kualiteti i prodhuar nga legjislativi, të jetë më i miri”, nënvizoi kreu i grupit kuvendor të LSI-së, Petrit Vasili.
Por, opozita e ka justifikimin për bojkton e saj. Sipas deputetit demokrat, Aldo Bumçi, shkak është pikërisht refuzmi i komisioneve hetimore.
“Kjo është qesharake, që shumica të shqetësohet për funksionimin e komisioneve parlamentare, dhe mos të shqetësohet për shkeljen flagrante që i bën Kushtetutës të të drejtave të opozitës, duke mos aprovuar 3 nismat tona për komision hetimor. Kushtetuta e ka përcaktuar shumë qartë të zezën mbi të bardhë, që nuk ka nevojë për aprovim, mjafton kërkesa e 1/4 deputetëve dhe komisoni hetimor, është automatikisht i aprovuar”, theksoi ai.

Rregulli me i mire eshte;neqoftese mungon pa arsye. e largohesh nga komisioni se nuk te pelqen mendimi, te pritet rroga,pasi nuk ke ber pune por ke sabotuar. KE TE DREJT TE KUNDERSHTOSH,TE VOTOSH KUNDER ,PO JO TE LARGOHESH, TE SHKOSH NE KAFE APO PUNE TJETER ,ETE PAGUHESH. Jo zotrinj,kjoenyre e te punuari nuk eshte demokratike,por anarshiste. Te pengosh punimet,se nuk te do qefi ty ,e te paguhesh ,kjo nuk ka bythe te rrije!
Opozita ne parlament ,me sa kemi pare keto vite ,eshte vetem sabotuese e puneve e jo kritikuse e puneve qe nuk dhkojne mire. Perse e duam opoziten,per te share .? Je lar e nuk je lar, ku te shkon nena ,motra apo gruaja? Me ke e ka ngjirizur femijen x apo y.? Po bejne 1 vit e niuk kane diskutuar nje ligj sic eshte per te diskutuar,vetemngrihen e bejne hartime ,lavderijne punen e tyre ,sikur c’do gje u ka ecur vaj,e nderrojne fyturen tamam si kameleoni, pra nje opozite e tille nuk duhet.Parlamenti nuk eshte vend per rrugecer ,por per te diskutuar qe edhe populli te kuptoi e t vleresoi se cila eshte e mira .Po ke te vleresoi populli i shkret theniet e berishes se lahej apo nuk lahej RAMA.? nGA I MESOI KETO TE DHENA ,E PSE TRAINERI NUK HIDHET NE GJYQ PSE SHPERNDAN TE TILLA OPINIONE?
PO NUK DHEMBI XHEPI. NUK U DHIMBSET ASGJE! vetem prerja e rroges edhe ne raste largimi nga komisionet apo seancat parlamentare i ve ne zap.Provojeni nje here e do shikoni se si do pulosen tamam si pulat e lagura ne shi.
Mendi shume i drejt.Kush ben punen te paguhet.Nuk ka pse nje deputet te marr pjes ne 2,3,4 e me shume komisjone,por vetem ne 1 komisjon, kur opozita ka pak deputet-mundet ne 2 komisjone.
A ka mundesi qe te vendosi per HEQJEN E SHPERBLIMIT te deputeteve qe marin pjese ne komisionet e kuvendit.Se pse duhet dhene shperblim per pjesemarje ne mbledhjet e komisionit ,KETE NUK E KUPTOJME.Pjesemarja ne mbledhjen e komisionit eshte dwetyrim qe kryhet brenda orarit te punes dhe NUK ESHTE PUNE EKSTRA ME MUNDIME TE MEDHA .