Bojkoti i PD afër fundit, Halimi: Do jemi në tryezën për drejtësinë

redaktor

Partia Demokratike ka deklaruar se do të jetë e pranishme në tryezën për reformën në drejtësi që do të kryesohet nga Presidenti Bujar Nishani të hënën që vjen më 6 tetor.

Këtë qëndrim e bëri të ditur deputeti i opozitës Eduard Halimi, i cili theksoi nga kryesia e Kuvendit se reforma duhet të jetë gjithëpërfshirëse, pavarësisht mandatit të kësaj qeverie.

“Opozita e gjykon se formati i tryezës së thirrur nga presidenti plotëson kushtet e përcaktuara nga BE për një reformë në drejtësi, e cila duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të sigurojë kornizën europiane. Kemi besimin se nën udhëheqjen e ekspertizës ndërkombëtare mund të ecë përpara duke mbajtur të paprekur pavarësinë e sistemin gjyqësor nga politika. BE e ka bërë të qartë se nuk do jetë e suksesshme nëse nuk marrin pjesë të gjitha palët.“

Ndër të tjera, Halimi bëri të ditur se reforma në drejtësi duhet të jetë jetëgjatë, por nën udhëheqjen ekspertëve ndërkombëtarë të BE-së.

“Qeveria nuk ka ndonjë dokument strategjik, pasi e vetmja strategji e kryeministrit është të heqë gjyqtarët dhe të vendosë njerëzit e tij që t’i komandojë si të dojë”.

Share This Article
2 Comments
  • deputet duhet te kurohen me ilaçe popullare .
    Me rrip mesi 1o here para puke , dhe me garuzhde ne koke 5 here mbas buke , Ne mengjez , dreke dhe darke per gjashte Muaj .
    Dhe nje here ne jave te punojne 4 ore te hapin kanal .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *