Bojkoti nuk është zgjidhja për të majtët!

Dita

“Z-ja” është gërma e Koços,
jo gërma e Zotit,
ndaj tani-absolutisht,
jam kundër bojkotit!

Kostandinin e kam mik,
biles mik të vjetër,
po “Z-ja” e tij s’mbulon,
të gjithë këtë spektër!

E majta penalizohet,
në këtë aspekt,
sepse Koçua tek e djathta,
s’ka asnjë efekt!

Të majtët mund ta dëgjojnë,
mund të bojkotojnë,
po të djathtët që s’e njohin,
normal do votojnë!

S’mund të them se kalkulimi,
është bërë me qëllim,
po Koçua favorizon,
mortjen Lulëzim!

Ne të majtët veteranë,
s’e ndërrojmë dot hapin,
atje ku e kemi dhënë,
votën do ta japim!

Koçua është me goxha vlerë,
krijoi goxha lidhje,
por bojkoti-për të majtët,
s’mund të jetë një zgjidhje!

E thamë që “Z-ja” në fletë,
ndihmon Lulëzimin,
kur edhe një votë e vetme,
mund të bëjë ndryshimin!

Se e majta në pushtet,
duhet përsëri,
do jetë Njëshi-apo Dyshi,
s’ka shumë rëndësi!

Ne marrëveshjen Rama-Basha,
s’e dimë sa është shtrirë,
po ta dinim këtë gjë,
do gjykojmë më mirë!

Nëse ky koalicion,
do vazhdojë si sot,
e drejtonim votën ndryshe,
dhe jo me bojkot!

Që të majtët-si gjithmonë,
votën fort ta ngulin,
Rama të na thotë-se s’ka,
qeveri me Lulin!

Po bojkoti i kërkuar,
zgjidhje s’është tani,
Koços me qejf ja jap votën,
kur të ketë parti!

Koçon e kam mik të vjetër,
por s’e mbështes dot,
një votë kam në katër vjet,
dhe dëm s’e bëj dot!

Në datën Njëzet e Pesë,
nuk kam tjetër punë,
edhe dihet nga të gjithë,
për kë votoj unë!

A. Duka

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *