Bojkotuan komisionet, mblidhet grupi i PD, Basha: Nesër do jemi në Kuvend

DITA Online

 

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të marrë pjesë nesër në seancën e Kuvendit, edhe pse sot bojkotuan komisionet parlamentare.

Në mbledhjen e sotme është diskutuar për seancën e nesërme parlamentare, ku mësohet se kryetari Basha ka kërkuar nga deputetët të bëjnë opozitë të fortë në Kuvend në mbrojtje të kauzave të saj siç është heqja e tarifës në Rrugën e Kombit, lirimi i protestuesve dhe mbështetja e protestave të biznesit të vogël.

Gjithashtu, opozita do insistojë sërish, edhe pas rrëzimit të kërkesës nga Byroja për përjashtimin e Ramës nga Kuvendi për fjalorin fyes të përdorur dy javë më parë.

Përpara se të mblidhej grupi parlamentar i PD, në selinë blu kanë qenë kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili të cilët janë takuar me Lulzim Bashën.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *