Boksieri Gjetan Keta arrin në Bulqizë për titullin botëror

Dita

Në Bulqizë kanë filluar edhe përgatitjet për ndeshjen që kampioni aktual euro-aziatik në federatën WBC, boksieri shqiptar Gjetan Keta do të mbrojë titullin më 18 tetor ndaj rusit Marat Khuzeev.

Tre herë kampioni i botës në KikBoks, Ismail Keta, vëllai dhe njëkohësisht trajneri i Gjetanit, ka sqaruar edhe fansat në lidhje me organizimin.

Ju njoftoj që çdo gjë po ecën mirë me përgatitjet e ambientit ku do të zhvillohet ndeshja dhe Gjetani është në formën më të mire sportive deri tani. Duke shpresuar të kemi sa më shumë biznese dhe dashamirës që kanë dëshirë të na mbështesin në projektin që kemi për të ndërtuar fushën e futbollit me lekët e biletave dhe sponsorëve, ju uroj gjithë të mirat”, shkruan Gjetan Keta. /E.K

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *