Boksieri shqiptar, që jeton dhe punon në Austri, Astrit Klementa, të premten në Munich është përballur me boksierin serb Andrej Pesic, ndeshje kjo që nuk përfundoi në mënyrë sportive.
Në këtë ndeshje boksieri shqiptar i kafshoi veshin boksierit serb, ndërsa më pas ai përballet edhe me promotorin dhe trajnerin e Pesicit, Alexander Petkovic, i cili e grushton boksierin shqiptar, transmeton Koha.net shkrimin e “Bild”-it.
Astrit Klementa, përmes një postimi në Facebook, ka shpjeguar se deri të ky incident ka ardhur për shkak të fyerjeve që serbët i kanë bërë atij në baza kombëtare, ndërsa i kanë fyer edhe familjen e tij.
“Është skandal apo jo, nuk e di, por mund të them se ata nuk ishin sportivë as përpara meçit, ata bënë fyerjet më të rënda të mundshme raciste ndaj meje dhe kombit tim, dhe nuk mund të isha i drejtë në ring, nuk isha mirë në aspektin psikik edhe pse jam munduar që të përmbahem në maksimum por nuk arrita dhe këtë nuk mund ta ndryshoj më. Por, në anën tjetër nuk mund të lejoja që fyerjet të vazhdonin kundrejt meje dhe kombit tim”, ka shkruar boksieri shqiptar.
Ai gjithashtu përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook ka kërkuar falje për veprimin e tij jo sportiv, ndërsa ka bërë të ditur se nuk i kanë lejuar edhe të hynte në ring me muzikën e tij të preferuar, që ishte shqiptare.
Astrit Klementa ka thënë: “Kjo çka ndodhi nuk ishte në rregull. Jam i gatshëm për rimeç dhe do ia zgjas dorën nëse fiton, por Petkovic nuk meriton respekt sepse është jo sportiv edhe në prapaskenë”.
Një skandal i tillë i kishte ndodhur edhe Mike Tysonit, i cili e kishte kafshuar kundërshtarin e tij në ring, Evander Holyfield.
https://www.youtube.com/watch?v=7Bk9QCxuyJQ

PO si nuk ja kepute veshin atij te parit dhe ketij tjeterit (trajnerit ) tja kishe thyer nofullat. Ne fakt ndodhi i e kunderta ai trajneri is serbit te goditi dhe te nxorri nock out .
Per kete me vjen shume keq se na turpurove fare si komb.Kur nuk je gati mos u fut ne ring me mire
Je futur ne ring fare i papegatitur se pari nga ana psikologjike. Cfare prisjeti qe te luanin fair serbet.Me thuaj nje here ne jete qe serbet kane luajtur fair ( ndershem) ata gjithmone e bejne e ta lene ne dere.
Si duket jo vetem nuk ke trajnere te mire por edhe vete ke probleme me adoptimin me situata te tilla.
Meso nga kjo humbje dhe nese ta meer mendja se perpballon Sebin nga ana fizike strvitu psikologjikisht ta mundesh ate dhe dhe gjithe shkerdhatat e tjere serbe.
MIRE JA KE BERE QENAVE …. ..SERBET JANE BAJGA E EUROPES …